“Në vazhdim të nëntë ditëve të rinjtë njiheshin me metoda të ndryshme interaktive, të lidhura me besimin në vetvete – tregon Marina Grënçarova, kryetare e Shoqërisë së Psikologëve të Rinj në Bullgari. – Tërë trajnimi u është nënshtruar praktikave të Tibetit, të cilat janë duke u zhvilluar në drejtimin psikoterapeutik dhe gradualisht përhapen edhe te ne. Kjo metodë e ka emrin Unity in Duality. Ky është sekreti i qetësimit të brendshëm dhe i pajtimit të personalitetit me botën që e rrethon.”
Psikologët e rinj dëgjuan ligjëratat e një prej emrave të mëdhenj në psikologji dhe tibetologji – Lene Hendberg, profesor nga Universiteti i Kopenhagës. Në vazhdim të 20 viteve ai bashkë me mësuesin e vet Tarab Tulku Rimpoçe, kanë përgatitur kurse kushtuar mësimit të filozofisë së lashtë Unity in Duality. Sa për aplikimin e kësaj metode konkretisht në punën me të rinjtë nevojtarë, pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë për t’u mësuar nga Lisa Vjuriner – pedagoge e psikologjisë dhe tibetologjisë në Universitetin e Kopenhagës. Në trajnimin e të rinjve u përfshinë gjithashtu dhe metoda bashkëkohore, si art-terapia, dhe mënyra moderne konsultimi të të rinjve nevojtarë, që të mund të besojnë në vetvete dhe të ndihen të dobishëm dhe të sigurt.
“Përveç kësaj çdo mbrëmje pjesëmarrësit nga vendet e ndryshme prezantonin studime të përgatitura paraprakisht për punën me të rinjtë nevojtarë, për metodat konkrete, për pluset dhe minuset e tyre – vazhdon Marina. – Në fund organizuam dhe një takim në Bansko me drejtorët e institucioneve, të cilat punojnë me të rinjtë nevojtarë, që të njihemi me përvojën e tyre praktike.”
Të gjithë pjesëmarrësit nuk do të harrojnë kurrë ditën e fundit në qytetin malor Bansko. Ja përse: “Gjatë projektit ishim në Bansko me të rinjtë nga jetimoret dhe nga qendrat ditore – shpjegon Marina. – Bashkë me ta aplikuam metodat e trajnimit, duke pikturuar, kënduar dhe vallëzuar. Përdorëm njëkohësisht trupin dhe të menduarit tonë. Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm. Kështu praktikisht realizuam një prej qëllimeve tona konkrete – jo vetëm ta përgatitim një grup njerëzish të rinj, por edhe t’i motivojmë për t’i transferuar këto dituri në organizatat e tyre.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Shoqëria e Psikologëve të Rinj në Bullgari
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..