Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitorja Maria Ganeva: “Muzika vjen nga zemra”

Maria Ganeva është një prej kompozitoreve më të mira bullgare të muzikës pop. Ajo është autore e mbi 400 kompozimeve. Maria Ganeva ka lindur në familjen e kompozitorit Georgi Ganev. Xhaxhai i saj Dimitër Ganev, gjithashtu muzikant i shquar, ka qenë vite me radhë udhëheqës i orkestrës “Ballkanton”.

Në një intervistë të ruajtur në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare, Maria Ganeva na tregoi kujtimet e veta: “Babai im më orientoi në këtë art. Që si shumë e vogël fillova të luaj në piano. Mbarova shkollën muzikore, pastaj – Akademinë Muzikore. Kam pasur specializime në Gjermani, Itali dhe Francë, kam marrë pjesë në mjaftë konkurse për piano – “Feruço Buzoni” në Itali etj. Pas kësaj u dhashë pas kompozimit të muzikës pop dhe mësimdhënies në Fakultetin për Muzikë Pop dhe Xhaz pranë Akademisë Muzikore “Panço Vlladigerov”.

Po të doni të dëgjoni kompozime të zgjedhura të Maria Ganevës, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD