Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit Petër dhe Asen vënë themelet e Mbretërisë së Dytë Bullgare

“Petër dhe Asen në shpalljen e Kryengritjes së Tërnovos”, pik. Dimitër Gjuxhenov
Foto: arkiv

Në vitin 1018 pas luftërave të gjata dramatike Bullgaria bie nën sundimin bizantin. Në viset bullgare vendoset një sistem ushtarako-administrativ i modelit bizantin. Patrikanës Bullgare i jepet një rang më i ulët, ajo bëhet kryepeshkopi me seli në Ohër. Në fillim taksat nuk janë rritur por pastaj taksave në natyrë i shtohen edhe taksa në të holla dhe kjo e vështirëson mjaft popullsia. Ky është shkaku që në kuadrin e një shekulli të gjysmë kundër pushtetit bizantin të ngrihen disa kryengritje. Me përmasa më të mëdha është ajo e boljarit Petër Deljan në Beograd në vitin 1040 por të gjitha ato janë shtypur.

Por situata ndryshohet shpejt në vitet 80 të shekullit të XII. Perandoria Bizantine gjendet në një krizë të rëndë, është tronditur nga separatizmi dhe bëhet e paaftë qe të mbrojë territorin dhe nënshtetasit e saj nga invanzionet e kryqtarëve, normanëve, peçenegëve, kumanëve dhe maxharëve. Në vitin 1185 në fronin e Kostandinopojës ngrihet perandori Isaku II Engjëlli. Duke përgatitur dasmën e tij të pasur me princeshën maxhare Margaret ai vendos një taksë të jashtëzakonshme, e cila është më e rëndë për Bullgarinë Veriore. Zemërata e popullit kalon në revoltë dhe fillon përgatitja e kryengritjes. Në krye të revoltës janë vëllezërit Asen dhe Theodor, që janë me prejardhje nga aristokracia bullgare. Sipas kronistit bizantin Nikita Honiat motivet e tyre për puç janë tipike për feudalizmin e Mesjetës – dy boljarët kanë kërkuar nga perandori një kalla, por ai ia ka refuzuar. Por edhe uniteti i rritur i bullgarëve të pakënaqur gjithashtu është një fakt i padiskutueshëm dhe kjo duket nga rezistenca e pashembullt kundër pushtetit bizantin. Dy vëllezërit përpiqen t’i japin lëvizjes në karakter të organizuar. Ata fillojnë nga ndërtimi në qytetin Tërnovo i një kishe t’i kushtuar Shën Dimitrit të Selanikut, duke përhapur thashethemet, se shenjtori i ka transferuar tutorinë e tij mbi qytetin pas pushtimit të Selanikut nga normanët. U tregojnë përpara bashkëqytetarëve të tyre një ikonë çudibërëse të Shën Dimitrit, e cila sipas tyre, me dëshirë të Zotit ka ardhur nga Selaniku në Tërnovo. Kjo ka ndodhur më 26 tetor të vitit 1185 në festën e shenjtorit. Po në Ditën e Shën Dimitrit, në inaugurimin solemn të kishës Theodori është shpallur mbret me emrin Petri i IV. Ai e ka marrë emrin e sunduesit të njohur bullgar nga shekulli i X – Petri i Parë. Kështu vihet në duke vazhdimësinë me Mbretërinë e Parë Bullgare.

© Foto: wikipedia.org

Kisha “Shën Dimitri i Selanikut” në qytetin e Veliko Tërnovos

Lufta për pavarësi që pason është e rëndë dhe e përgjakur. Kronistët bizantinë i kanë kushtuar asaj shumë faqe, duke përshkruar një sërë përleshjesh të mëdha, rrethime, humbje kolosale në njerëz dhe material të të dy palave. Në verën e vitit 1186 perandori Isak Engjëll arrin një epërsi të përkohshme dhe pushton përsëri Bullgarinë Veriore. Kryengritësit tërhiqen përtej lumit Danub, por qysh vjeshtën fillojnë një kundërofensivë. Pas disfatës të rrethimit të Kalas së Lloveçit, perandori bizantin është i detyruar të fillojë bisedime dhe të lidhë paqe. Mbreti Petër ia dorëzon pushtetin vëllait të tij, i cili shfaqet si një komandant tepër energjik. Ai shpallet mbret me emrin Joan-Asen i Parë. Së shpejti lufta fillon përsëri me shumë gjak dhe rezultate kontradiktore.

Në vitin 1196 Aseni është vrarë nga boljari Ivanko. Në fronin përsëri është vënë Petri i IV, por një vit më vonë edhe ai bëhet pre i një komploti. Pas tij vëllai i vogël i Asenit dhe Petrit – Kalojani shpallet mbret. Edhe ai si Aseni është një komandant dhe strateg i jashtëzakonshëm. Kështu janë vënë themelet e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396). E kaluara e lavdishme e Mbretërisë së Parë, arritjet e saj të larta në organizimin e shtetit dhe në sferën e kulturës – e gjithë kjo pa dyshim ka pasur rrënje të thella ndër popullin bullgar. Ringjallja e shtetit ka qenë një domosdoshmëri historike, të cilën vëllezërit Asen, Petër dhe Kalojan kanë realizuar në praktikë.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD