Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“AmBul 13” – Festivali i muzikës amerikane dhe i asaj bullgare

Foto: estivali “AmBul”

Sivjet Festivali “AmBul” u zhvillua prej 6 deri më 13 tetor. Edicioni i 13 i këtij aktiviteti bashkoi muzikantë të stileve dhe brezave të ndryshëm. Forumi u hap me koncert të Trios “Ardenca”, një formacion i Fondacionit me të njëjtin emër. Daniela Dikova, kryetare e Fondacionit dhe instrumentiste në Trion tregon: “Ne jemi Trio “Ardenca”, unë jam pianiste, Xhefri Dijn i bie violonçelit, kurse Galina Kojçeva është violiniste. Qëllimi i fondacionit tonë është të përkrahë muzikën e dhomës dhe traditat bullgare në këtë fushë. Projektet kryesore ndërkombëtare që i përkrahim janë “Viva piano” – një konkurs për pianistë-amatorë, projektin për muzikë etno “Muzika nën qiellin e malit Rila” dhe Festivalin “AmBul”. Ky festival është themeluar nga Xhefri Dijn në vitin 1998 si Javë e Kulturës Muzikore në Bullgari, tani është një pjesë prej programit të Bashkisë së kryeqytetit në përkrahje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës në vitin 2019”.

Trio “Ardenca”

Padron nderi i Festivalit ishte ambasadorja e SHBA-së në Bullgari zonja Marsi Rijs. Programi i edicionit të 13 të Festivalit “AmBul” ishte shumë i larmishëm. Ndër pjesëmarrësit ishin Kiuntet i veglave frymore “Windart”, Kuarteti harqesh “Frosh”, etno-duo Hogstadius/ Novakoviç (Suedia/Sllovenia) e tjerë. Mbrëmja e tretë e Festivalit “AmBul” iu kushtua dueteve. Një prej tyre ishin Gjeorgita Bojaxhieva – violonçel dhe Atanas Karafezliev – cug-trombon.

“Festivali “AmBul” tashmë është bërë një emblemë e muzikës së re në Bullgari – tregon Atanas Karafezliev. – Njëri prej shkaqeve për formimin e duosë sonë është Xhefri Dijn. Një rol të rëndësishëm kishte dhe kompozitori Nikolaj Badinski, i cili përpara disa muajve kompozoi për ne veprën “Fryma e Ibsenit në fjordet norvegjeze” për cugtrombon dhe violonçel, kurse ne e prezantuam në Festivalin e përvitshëm “Muzika e re bullgare”.

Biljana Vuçkova

Xhefri Dijn, themeluesi i Festivalit “AmBul” tregon hollësi të tjera për programin e sivjetshëm: “Duoja e tretë vjen nga Gjermania – “Duo Vuçkova – Tike”. Violinistja bullgare Biljana Vuçkova u prezantua vitin e kaluar, po në këtë festival, me një koncert të mrekullueshëm. Tani ka ardhur bashkë me klarinetistin gjerman Mihael Tike dhe të dytë ekzekutojnë muzikë të kompozuar si prej tyre, ashtu dhe nga Michael Pisaro dhe Julia Werntz. Në finalin e festivalit me një koncert të madh u prezantua Ansambli “Muzika Nova” me udhëheqës Dragomir Josifov – thotë Xhefri Dijn, kurse Dragomir Josifovi shton: “Ky koncert ishte shumë i rëndësishëm për ne, sepse ansambli ynë jep koncerte para se gjithash jashtë shtetit, në forumet më të mëdha të muzikës së re, si për shembull në Këln, Esen, Vjenë dhe të tjera, por shumë rrallë prezantohet në Bullgari. Prandaj festivali ishte një mundësi shumë e mirë të shfaqemi në skenën amtare.” Ansambli u prezantua me vepra të Djort Ligeti, Artin Poturljan dhe autorëve të tjerë. 

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografitë janë ofruar nga Festivali “AmBul”
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD