Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të Festivalit Ballkanik të Magjisë në Sofje

Astori më se 50 vjet magjeps spektatorët
Foto: ndk.bg
Adhurues të artit magjik, duke bërë shaka, thonë se, më 18 nëntor godina e madhe e Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet mund të zhduket. Shkaku është spektakli i magjistarit bullgar me famë botërore Astor (Antranik Arabaxhijan) me rast të përvjetorit të tij të 70-të dhe 50 vjet në skenë. Para spektaklit do të zhvillohet edicioni i IX-të i Festivalit Ballkanik të Artit Magjik (16-17 nëntor). Organizator i tij është përsëri Astor. Në programin do të përfshihen magjistarë nga e gjithë Evropa, si dhe Xhef MakBrajti legjendar nga ShBA.

“Gjatë vitit 1998 organizuam Festivalin e parë Ballkanik në Bullgari – tregon Astor. – Ne me kolegët Orfi dhe Irko jemi themeluesit e tij. Sivjet edicioni është me pjesëmarrje evropiane. Interesantja është se programi është i shoqëruar me pazar, që ku spektatorët do të mund të blejnë gjëra të ndryshme për të bërë numra, kështu që me dëshirë të mirë, të mund vetë ata të kthehen në magjistarë. Sa i përket spektaklit tim jubile, në të prezantoj më të mirën, të bërë prej meje gjatë viteve, plus disa gjëra fare të reja. Përveç kësaj në të kam përfshirë dhe dy nga nxënësit e mi, si dhe disa kolegë nga jashtë – mbajtës të dekoratave të mëdha. Do të marrë pjesë po kështu dhe magjistari më i mirë francez, i cili përpara gjashtë vjetëve fitoi dekoratë të parë në Festivalin Botëror. Një nder shumë i madh për Bullgarinë është se, kryetar i jurisë do të jetë presidenti i Asociacionit Botëror të Magjistarëve Domeniko Dante. Gjëja tjetër interesante është se spektakli do të shoqërohet nga një shou me laser. Nuk është sekret, se kam dekorata të ndryshme. Kuptohet se, më prestigjiozja mes tyre është “Oskar”. Njerëzit të cilët më kanë dhënë këtë “Oskar” do të marrin pjesë po kështu në festival. Kam dekorata të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, por dekorata më e madhe për mua është dashuria e njerëzve.”

Festivali magjik, në të cilin për herë të parë, përveç magjistarëve të cilët marrin pjesë në garë, do të marrin pjesë dhe spektatorët, kjo është dëshira e Astorit të bëje kështu që, arti i magjisë të jetë maksimalisht afër njerëzve. “Ne jemi një nga shtetet e pakta në botë, në të cilin në klubin magjik anëtarësojnë vetëm profesionalistë. Por, duhet të ketë dhe amatorë – është i mendimit Astori. – Asnjëherë nuk është e tepërt që njeriu të ketë ndonjë numër në xhepin e vet dhe t’i tregojë përpara shokëve. Është mirë të ngrihet perdja e artit magjik dhe ai të bëhet më i pranishëm dhe i afërt deri te njerëzit. Midis të tjerave, magjibërësit bullgarë janë më të mirët në Ballkan, në gjashtëshen e Evropës dhe në dhjetëshen e botës. Kam kolegë të rinj, të cilët udhëtuan nëpër botën dhe e prezantojnë denjësisht Bullgarinë. Në kohë, unë isha artisti i parë evropianolindor, jo vetëm magjibërës, i cili punonte në Las Vegas. Kolegëve të mi të rinj u them se, në qoftë se duan të arrijnë diçka, të dalin jashtë kufirit dhe të tregohen në një nivel më të lartë, është e domosdoshme që vet të bëjnë hapin e parë. Të kërkojnë dhe të propozojnë veten, të mos ngurojnë të prezantojnë veten e vet përpara botës, siç e bëra unë këtë përpara viteve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD