Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vjen viti 2014, u sjell akoma shanse reale bullgarëve për të punuar në BE

Foto: BGNES
Nga fillimi i vitit 2014 hiqen edhe kufizimet e fundit për bullgarët në tregjet e punës të shteteve të BE-së. Tetë shtete evropiane pritën skadimin e tërë afatit shtatëvjeçar të kufizimeve para se t’u japin një shans real të punojnë në këto vende. Por tani prej 1 janarit të vitit 2014 Britania e Madhe, Franca, Austria, Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Malta duhet të kenë parasysh të drejtën kryesore të të gjithë qytetarëve të BE-së – qarkullimin e lirë të njerëzve, që ndikon pozitivisht mbi rritjen ekonomike të bashkësisë. Por frika e evropianëve nga një fluksi i ardhshëm i emigrantëve të paarsimuar nga Rumania dhe Bullgaria ekziston, e ndezur në shumë raste nga mediat. Më e madhe është frika në Britaninë e Madhe dhe Holandë, ku janë të mendimit se fluksi emigrantësh do të cenojë sistemet sociale të tyre, kurse krahu i lirë i punës nga Lindja do ta shtyjë nga vendet e tyre të punës punëtorët vendas me kualifikim të ulët.

Petja ka vajtur në Britaninë e madhe në vitin 2003 për të ikur nga papunësia dhe rrogat e ultë në Bullgari. Dy vjet më herët këtu ka ardhur dhe bashkëshorti i saj mjeshtër ndërtues. Në Bullgari kanë mbetur dy vajzat e tyre. Në Londër familja banon në banesë komunale. Petja punon si pastruese në shtëpi, hotele dhe zyra të ndryshme siç e bëjnë këtë dhe shumë bullgarë të tjerë. Për Radio Bullgarinë ajo tha, se frikët për një fluks të madh emigrantësh gjatë vitit të ardhshëm janë pa bazë. “Ai që donte të vinte për të punuar këtu tashmë e ka bërë – nënvizon Petja. – Përpara disa viteve ishte pak e vështirë të merret vizë për Britaninë e Madhe, por tani s’ka probleme ti hipësh avionit dhe të mbërrish në Londër, por gjërat këtu janë pak të komplikuara. Pengesa e radhës përpara emigrantëve, për shembull, është rritja e qirasë të banesave komunale”. Për punën që kryen Petja merr afro njëmijë lira për muaj, ndërsa bashkëshorti i saj, kur ka punë, sjell në shtëpi afro 1700 lira. Por edhe shpenzimet nuk janë pak. Me gjithë këtë një pjesë prej parave ata ua dërgojnë vajzave të tyre në Bullgari. Petja shton, se pjesa e madhe prej anglezëve të rëndomtë vlerësojnë pozitivisht punëdashësin e bullgarëve dhe nuk kanë frikë nga emigrantët.

Prej vitit të ardhshëm ndoshta bullgarë të tjerë do të provojnë shansin e tyre të punojnë në shtete të tjera evropiane, me gjithë frikën dhe shqetësimet e disa politikanëve vendas. Në bazën e kësaj frike është kujtimi për fluksin e parë të madh të emigrantëve nga Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Letonia, Lituania dhe Estonia, që u nisën drejt shteteve më të pasura evropiane. Por sot gjërat janë ndryshe, kushtet ekonomike dhe papunësia i bëjnë shumë prej emigrantëve të kthehen në atdhe. Pra, edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Gjermani dhe Holandë, bullgarët e kualifikuar lartë prej kohe kanë gjetur vendin e tyre në këto shoqëri dhe kontribuojnë për prosperitetin ekonomik të këtyre vendeve. Le të rikujtojmë se pas vitit 1990 nga Bullgaria emigruan afro dy milionë veta. Shumica prej tyre janë mjekë, inxhinierë, njerëz të shkencës. Çështja është për bullgarët pa kualifikim, të varfër dhe të papunë që do të shkojnë “për ekskursion” për të përfituar nga sistemi social i shteteve të pasura të Bashkësisë.

Një prej kundërshtarëve të mëdhenj të hapjes së tregut të punës në Britaninë e Madhe për bullgarët dhe rumunët – Najxhël Farazh nga Partia e Pavarësisë shumë herë bën thirrje për marrjen e masave kundër emigrantëve. Ai bëri dhe propozimin absurd, shtetasit e huaj që kanë ardhur në Ishullin të marrin ndihmë sociale vetëm nëse kanë jetuar dhe kanë punuar atje pesë vjet. Nga fillimi i nëntorit gazeta angleze “Dejli Ekspres” nisi mbledhjen e nënshkrimeve kundër punësimit të bullgarëve dhe rumunëve prej vitit të ardhshëm. Vetëm për pesë ditë afro 75 mijë veta kanë vënë firmat e tyre – bëjnë të ditur mediat. Por përfytyrimet apokaliptike për fluksin emigrantësh së shpejti do të zhduken, kurse politikanët do të mbeten të gënjyer në prognozat e tyre.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD