Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta e blegtorëve përfundoi me premtime

Foto: BTA
Pas si deri në afatin e fundit, 20 tetor, blegtorët nuk morën 70% e premtuara prej pagesave kombëtare, që jepen bashkë me subvencionet evropiane ata dolën në rrugë. Në një sërë protestash fermerët bllokuan për disa orë autostradën “Trakia” dhe bënë një provë për të bllokuar edhe pikën kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” por ishin shpërndarë nga gjindarmëria. Por aksioni i tyre i fundit i protestës në Sofje u kurorëzua me sukses. U nënshkrua një marrëveshje me qeverinë jo vetëm për marrjen e atyre 70 përqindjeve, por dhe për plotësimin e kërkesave të tjera të tyre.

Premtimi i ri është fermerët t’i marrin 70 përqindjet deri në mesin e dhjetorit, kurse të tjerat 30% në janar të vitit 2014. Me gjithë se blegtorëve u nevojiteshin këto mjete më herët në vjeshtë për të siguruar ushqimin e bagëtisë gjatë dimrit. Ushqimi i kafshëve në dimër, kur nuk mund të dalin në kullotat është një problem kronik i fermerëve bullgarë. Për shkak të politikës jo largpamëse shtetërore në lidhjen e marrëveshjeve për subvencione nga BE, kjo degë e ekonomisë deri tani merrte shuma shumë të ultë. Përpara tre vjetëve fermerët u detyruan të marrin hua për blerjen e foragjereve, nuk arritën të shlyejnë dhe tani kamatat grumbullohen. Tensioni ndër këtë kategori sociale është duke u rritur, shumë fermerë mezi e marrin frymën.

“Tek ne gjendja është katastrofale – thotë tepër i nervozuari Simeon Haxhiev, blegtor nga rrethi i Stara Zagorës. – Kafshët vdesin nga uria ose i çojmë në thertore. Dhe kjo vazhdon tashmë tre vjet. I humbëm tregjet në Turqi dhe tani mendojmë çfarë t’i bëjmë qengjat e vitit të kaluar. Ka fermerë që nuk kanë shitur asnjë qengj dhe nuk kanë marrë asnjë leva. Si ta kalojnë dimrin?”

Në fund të protestave u arrit dhe një marrëveshje për shtyrjen e re të afatit të huave të marra nga fermerët nga Fondi Shtetëror “Bujqësia” për ushqimin e bagëtisë në vitet 2008, 2009 dhe 2010. Parashikohet gjithashtu të startojë një procedurë për transformimin e këtyre kredive në ndihmë dhe subvencione shtetërore. Protestuesit morën një premtim të ri dhe mbi çështjen tjetër të rëndësishme për ta – kullotat bashkiake t’u jepen për shfrytëzim vetëm blegtorëve, sepse në praktikën e deritanishme këto sipërfaqe u jepeshin me qira personave të tjerë që i merrnin subvencionet evropiane, ndërsa blegtorët mbetnin pa kullota. Qeveria mori përsipër obligimin deri në fund të vitit të miratojë një akt normativ, me të cilin vetëm pronarët e kafshëve të kenë të drejtën e shfrytëzimit të kullotave. Për sa i përket mundësisë së pritur gjatë që blegtorët bullgarë të mund të shesin direkt prodhimet e tyre në treg dhe të marrin çmime më të drejta, duke shmangur ndërmjetësit, zëvendësministri i bujqësisë dhe i ushqimit Javor Geçev tha: “Ne e kuptojmë mirë se viti ishte shumë i rëndë, me thatësi, kishte probleme të mëdha për sa i përket tregtisë me kafshët – deklaroi zv/ministri Geçev. – Atë që përpiqemi ta bëjmë është jo vetëm t’i sigurojmë subvencionet por edhe tregjet për blegtorët dhe prodhuesit e mallrave bujqësore. Kemi përgatitur bazën normative dhe disa projekte pilot, nëpërmjet të cilave në qytetet e mëdha bullgare të hapet të paktën nga një treg, ku të shiten prodhime bujqësore direkt nga prodhuesit. Kemi në plan fermerët të mos presin vetëm subvencione, por vetë ata të nxjerrin të ardhura të mira. Përpiqemi të orientojmë dhe industrinë turistike te prodhimet tradicionale vendase. Diskutojmë dhe reglamentimin e ndërmarrjeve të vogla të përpunimit të prodhimeve bujqësore, pa teknikë, në kushte shtëpiake. Kërkojmë një politikë të qëndrueshme për fermat e vogla bullgare.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD