Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Lloveç – pionier në përdorimin e automobilave elektrike në sferën komunale

Foto: BGNES

Ndoshta nuk është e rastit, se pikërisht qyteti Lloveç, i cili në vitin 2012 u shpall qyteti më i gjelbër i Bullgarisë, bëhet pionier në përdorimin e automobilave elektrike për nevojat komunale. Dallëndyshja e parë do të jetë një automobil elektrik për heqjen dhe transportimin e plehrave nga zona qendrore e qytetit. Ai do ta nisë punën në vitin 2014.

Kjo u njoftua më 13 nëntor në Takimin kombëtar të bashkive dhe të Bashkimit industrial “Automobila elektrike”. Takimi në fjalë iu kushtua krijimit dhe aplikimit të modeleve midis bashkive dhe biznesit për përdorimin e automobilave elektrike. Në vitin 2010 Bashkia e Lloveçit ishte e para ndër pesë bashkitë e tjera bullgare që firmosi një marrëveshje të bashkëpunimit me Bashkimin Industrial. Ajo përfshin realizimin e modelit “Bashkia e gjelbër” me ndërtimin e stacioneve të mbushjes së automobilave të cilët përdorin energji nga burime të përsëritshme energjetike. Katër vjet më vonë modeli nisi të bëhet realitet.
“Ideja kryesore për përdorimin e këtyre automobilave është të ulen emisionet e gazeve të dëmshme që ndahen gjatë punës së motorëve konvencionalë me djegie të brendshme – shpjegon kryetari i Bashkisë së Loveçit, Minço Kazanxhiev. – Motorët elektrikë janë 100% të padëmshëm dhe ndajnë sasi minimale emisionesh të dëmshme, përveç kësaj punojnë dhe pa zhurmë. Energjia e gjelbër është një faktor i rëndësishëm për mbulimin e kritereve të BE-së për “bashki të gjelbra” Prandaj ne përdorim këtë teknologji të re, sepse dëshirojmë të ecim para ngjarjeve jo pas tyre.
Hapi tjetër është blerja e një treni të vogël elektrik, i cili t’i çojë turistët nëpër Kalanë Mesjetare “Hisarja” ku në vitin 1187 është firmosur armëpushimi midis Bullgarisë dhe Bizantit, me të cilin janë hedhur themelet e Mbretërisë së Dytë Bullgare. Bashkë me komunën fqinje Letnica, në të cilën ishte zbuluar një thesar i mrekullueshëm antik nga koha e trakëve, mendojmë të blejmë dhe një autobus elektrik, gjithashtu për vizitat turistike në regjion.”

Aplikimi i automobilave elektrike në shërbimet komunale të qytetit është një pjesë prej programit të gjerë “të gjelbër” të Bashkisë së Lloveçit. Në qytet u ndërtua dhe një depo moderne e mbeturinave dhe një kolektor modern i ujërave të zeza.

“Në vendbanimet nisëm t’u japim njerëzve kazanë të posaçëm për të mos hedhur bio-masën e gjelbër në kazanët e mbetjeve – tregon kryetari. – Në këtë mënyrë pakësohet sasia e mbeturinave, kurse masa e gjelbër përdoret për prodhimin e bio-plehrave, me të cilat më vonë njerëzit mund t’i plehërojnë oborret.”

Është duke u realizuar dhe një projekt për krijimin e një mjedisi të gjelbër dhe tërheqës në njërën prej lagjeve më të mëdha të banimit në Lloveç – “Çerven brjag”, në të cilën ndriçimi do të jetë foto-solar. Parashikohet rehabilitimi i rrugëve të lagjes, ndërtimi i shesheve të lojërave për fëmijë, në varësi nga mosha e tyre, sheshe për fitnes në të hapur, një shesh sportiv, korsi për biçikleta, një sistem automatik i vaditjes së sipërfaqeve të gjelbra. Janë parashikuar gjithashtu disa kënde për sport dhe pushim. Një pjesë prej projektit është dhe rivendosja e lidhjes së lagjes me parkun e bukur të qytetit “Stratesh”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva

По публикацията работи: Maria Dimitrova – Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD