Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi edicioni i parë i Konkursit të Radios Kombëtare Bullgare “Zëra të rinj”

Pjesëmarrësit e konkursit
Foto: BNR
Po të klikoni mbi AUDIO mund të dëgjoni interpretimet e pjesëmarrësve në Konkursin e parë kombëtar për muzikë pop “Zëra të rinj”, të cilin Radioja Kombëtare Bullgare organizoi prej 11 deri më 13 nëntor të këtij viti.

36 interpretuesit në mosha nga 14 deri në 31 vjeç u prezantuan të ndarë në tre grupe, sipas moshës. Secili prej tyre kishte mundësinë të prezantohet me një këngë bullgare dhe një këngë të huaj. Pjesëmarrësit ishin vlerësuar nga muzikantë profesionistë dhe gazetarë nga Radioja Kombëtare Bullgare, kurse të gjithë ata që u klasifikuan për finalen fituan të drejtën të marrin pjesë në koncerte si solistë të Big-Bendit të Radios, si dhe të bëjnë incizime për fondin e medies

Ndër pjesëmarrësit në grupin e më të vegjëlve ishte dhe këngëtarja 14 vjeçare Kamelia Nikolova, e cila në garën për këngë të huaj u prezantua me këngën “Suus”, kënduar nga Rona Nishliu në Konkursin “Evrovizion” – 2012.
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD