Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë bëjmë me mbeturinat?

Foto: BTA
Qysh në mesin e gushtit të këtij viti Fondi Botëror për Ruajtjen e Natyrës së Egër WWF paralajmëroi, se njerëzimi ka konsumuar më shumë resurse natyrore sesa planeti mund të krijojë për një vit. D.m.th. ne konsumojmë një herë e gjysmë më shumë resurse se sa është e arsyeshme. Përmasat e këtij shpërdorimi janë mjaft të ndryshme në rajonet e ndryshme të botës. Për shembull Evropa konsumon afro 2.7 herë më shumë nga sasia e lejueshme, SHBA – 4.16 herë, deri sa pjesa jugore e kontinentit afrikan është mjaft nën limitin. Këto të dhëna janë alarmante. Ka ardhur kohë t’ia bëjmë vetes pyetjen: Ku ecim, dhe ta bëjmë kthesën shpëtimtare.

Një prej përgjigjeve më të dukshme të situatës është të përdorim në mënyrë më racionale atë që e kemi nxjerrë nga gjiri i planetit dhe që grumbullohet rreth nesh nën formën e mbeturinave. Pa diskutim, përdorimi i dytë dhe riciklimi i mbeturinave është një zgjidhje e mirë. Me direktivën kornizë për mbeturinat, të miratuar në vitin 2008, Bashkimi Evropian i vë vetes qëllimin ambicioz të arrihet 50% përdorim sekondar i mbeturinave deri në vitin 2020. Ky është një plan i mrekullueshëm dhe Java Evropiane për Pakësimin e Mbeturinave që zhvillohet për vit në mesin e nëntorit (sivjet nga 16 deri më 24 nëntor) është një prej veglave për tërheqjen e vëmendjes së shoqërisë mbi këtë detyrë jo të lehtë. Sipas të dhënave nga viti 2011 në Bashkimin Evropian prej 2,7 miliardë tonave mbeturinash që hidhen, vetëm 40% riciklohen, deri sa 60% prej tyre ende digjen ose grumbullohen në depo. Në shtetet e ndryshme këto shifra janë të ndryshme – nga 96% përdorim sekondar dhe riciklim në Suedi deri në 10 % në Bullgari. Pas nesh është vetëm Greqia. Sipas Ligjit për menaxhimin e mbeturinave deri në vitin 2016 sasia e mbeturinave të shfrytëzuara për herë të dytë në Bullgari duhet të rritet mbi dy herë dhe të arrijë minimum 25%, kurse deri në vitin 2018 – 40%. Për vitin 2020 kjo sasi është 50% prej të gjitha mbeturinave.

Por tani për tani Bullgaria mbetet prapa bile në formën më të vjetër dhe më pak të pranueshme të menaxhimit të mbeturinave – deponimin e tyre. Marrëveshja për anëtarësimin e Bullgarisë në BE e detyronte vendin të ndërtojë 56 depo regjionale të mbeturinave sipas normave ekologjike evropiane dhe të mbyllë 191 plehërishta të hapura në qytetet që ndotin tokën, ujërat dhe ajrin. Kjo duhej të bëhej me ndihmën e programit paraaderues ISPA dhe Programit operativ për mjedisin rrethues të periudhës 2007-2013, të cilat i ofruan vendit fonde të konsiderueshme. Por shteti nuk ishte i aftë për të përdorur këtë injeksion financiar. Në mesin e gushtit Komisioni Evropian nisi një procedurë ndëshkimore kundër Bullgarisë për mos zbatimin e obligimit për mbylljen e plehërishtave dhe për ndërtimin e depove moderne. Ministrja e mjedisit dhe e ujërave, Iskra Mihajllova pohoi kohët e fundit se vonesa është “kolosale” – 3 vjet e gjysmë. Me sa duket kjo vonesë nuk mund të avancohet. Si rezultat Bullgaria jo vetëm se do të humbas një resurs të rëndësishëm financiar, të ofruar nga KE, por edhe taksapaguesit duhet të paguajnë sanksione serioze. Kurse projektet tashmë të filluara duhet të përfundohen me mjete financiare nga shteti, një barrë tjetër e rëndë për buxhetin modest të shtetit. Gjatë periudhës së re 2014-2020, BE nuk parashikon financim të projekteve, të lidhura me deponimin e mbeturinave. Ndër kohë mësuam, se KE e ndërpret përkohësisht financimin e tërë programit tonë “Mjedisi rrethues” për shkak të shkeljeve të konstatuara në prokurimet publike. Të gjitha këto mund t’i bëjnë buxhetit të shtetit një vrimë kolosale, mbasi projektet e lidhura me mjedisin ishin nga projektet e financuara më mirë deri tani nga fondet evropiane – afro 1 e gjysmë miliardë euro. Përveç kësaj ndoshta ato kurrë nuk do të realizohen.

Në rrjedhën e këtyre gjykimeve ndoshta do të ishte më mirë ta bëjmë një hop drejt formave moderne të trajtimit të mbeturinave – përdorimit sekondar dhe riciklimit, diçka për të cilën foli dhe ministrja Iskra Mihajllova. Por problemi këtu është se në vend ende s’kemi bile një sistem për mbledhjen e diferencuar të tyre...

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD