Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e Rajna Kabaivanskës – shans për këngëtarët e rinj në skenën operistike

Rajna Kabaivanska dhe Maria Radoeva në një moment pune.
Foto: Архив
“T'u ndihmojë interpretuesve të rinj – kjo është detyra ime”, thotë këngëtarja e madhe e operës bullgare Rajna Kabaivanska. Prandaj paralelisht me karrierën e vet ajo i transmeton brezit të ri trashëgiminë e madhe të teatrit klasik të operës. Shkolla e Kabaivanskës ka disa institucione përkrahëse – Akademia “Veki-Toneli” në Modena, Akademia “Kixhana” në Siena dhe në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Me ndihmën e tyre prima zhvillon klasat e veta të mjeshtërisë jo vetëm në Itali dhe Bullgari, por edhe në Spanjë, Francë, Suedi, Rusi. Në to marrin pjesë interpretues të talentuar nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika e Jugut, Australia. Klasa e mjeshtërisë në Sofje, të cilën Rajna Kabaivanska po e drejton tanimë 13 vjet është një ngjarje, të cilën publiku e pret në fillim të çdo stine të re. Shumë këngëtarë të rinj kaluan përmes kësaj shkolle, disa për një periudhë të shkurtër, kurse të tjerë për më gjatë, por të gjithë ruajnë në zemrat e veta një kujtim të ngrohtë. Më të mirët marrin bursa për arsim në Itali.

Gjatë vitit 2002 Rajna Kabaivanska themelon një fond në Universitetin e Ri Bullgar. Qëllimi i këtij fondi është t’i “bashkojë ata njerëz të cilët interesohen nga arti për dhënien e përkrahjes personale të talenteve të rinj nevojtarë”, me fjalë të tjera jep bursa kombëtare dhe ndërkombëtare për arsim të interpretuesve të rinj të operës. Numri dhe përmasa e bursave caktohen personalisht nga zonja Kabaivanska, në fillim të çdo një viti shkollor, gjatë kohës së klasës së saj të mjeshtërisë në Sofje. Prima gjithmonë përsërit se, nuk kërkon këngëtarë të formuar, por artistë me potencial për zhvillim dhe ambicie.

“Bursat unë ua jap fëmijëve të cilët kanë shans, sipas mendimit tim, të bëjnë karrierë – është e mendimit zonja Kabaivanska. – E kënduara është një mësim dhe asaj duhet t’i përkushtosh një pjesë të madhe nga jeta. Ja përse këta nga nxënësit e mi, me të cilët jemi bashkë rreth 3 vjet, janë tanimë nëpër skenat botërore. Unë udhëtoj vazhdimisht, që të jem me ta të pakët në provat e përgjithshme në teatrot përpara shfaqjes aty ku janë të ftuar – që nga Kovënt Gardën në Londër deri në Shkallën e Milanos. Ju jap drejtime dhe udhëzime, emocionohem dhe u gëzohem sukseseve të tyre. Duhet të luftojmë për këtë art-opera, të luftojmë për këngëtarët e rinj, që të mund ata të shkelin në skenë.”

Klasa e mjeshtërisë e Rajna Kabaivanskës prej kohe është ndërkombëtare, ku një prioritet për bursa kanë këngëtarët bullgarë të operës. Maria Radoeva, e cila është një nga bursistet shumëvjeçare e fondit “Kabaivanska”, prej viteve jeton dhe punon në Itali. Ajo ka ëndërruar të bjerrë mes nxënëseve të zonjës Kabaivanska. Maria u bë pjesë nga kursi fare e re kur ka qenë 21 vjeçe.

Maria Radoeva“Unë personalisht, tek një pedagog kërkoj në vend të parë një kërkueshmëri, nuk dua të më bëhen komplimente – tregon Maria. – Për mua është me rëndësi të punohet, të ecet përpara, kurse për këtë është e nevojshme një disiplinë. Kemi pasur momente të vështira, por në asnjë rast kjo nuk ka qenë përplasje të karaktereve, përkundrazi – me të kuptohemi shumë mirë. Një faleminderit të madhe zonjës Kabaivanska, e cila gjatë të gjitha këtyre viteve besonte tek unë dhe më inkurajonte. Kur kam pasur ndonjë farë luhatjeje ose dyshim ajo ka qenë njeriu, e cila me të vërtetë mundet të më motivojë. Dhe vazhdon ta bëjë dhe do të vazhdojë, unë jam e sigurt, sepse është një pedagoge e cila është shumë e përkushtueshme. Për mua Rajna Kabaivanska është një njeri i veçantë dhe unë e dua shumë.”

Foto: andreacare.itMes nxënësve në shkollën e Rajna Kabaivanskës është dhe italiani Andrea Kare. “U njoha me Rajna Kabaivanskën gjatë vitit 2005 në konkursin Spoleto. Ajo ishte kryetare e jurisë. Pasi fitova konkursin filluam të punojmë bashkërisht. Rajna Kabaivanska është një njeri i shkëlqyer dhe pedagoge.” Sipas tij, gjëja unike në punën e saj është si kërkueshmëria, ashtu dhe lidhja me çdo një këngëtar të ri. “Ajo e di sesi t’i kapë, si t’i hyjë nën lëkurë”, tregon tenori i ti. Sipas tij, nga kjo deri në një shkallë të madhe varet suksesi i një interpretuesi.

Rajna Kabaivanska jo vetëm që zbulon talent dhe punon për formimin dhe zhvillimin e tyre, por edhe ndihmon prezantimin dhe paraqitjen e tyre në skenën ndërkombëtare të operës. Sepse përveç përgatitjes së zërit, për ngritjen dhe rritjen e këngëtarit një moment i rëndësishëm është kthimi i tij nga një nxënës në artist, në këngëtar me karrierë. Prima, shpesh u organizon bursistëve të vet koncerte, kërkon dhe gjen për ta mundësi për një shfaqje skenike, që të mos të mbeten vetëm me mësimet e marra në kabinet. Përveç kësaj, ajo shpesh fton agjentë dhe drejtorë artistikë të dëgjojnë nxënësit e saj, që të mund t’i angazhojnë në shfaqje të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Maria Radoevës
По публикацията работи: Elena Hubenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD