Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk arriti ta parashikojë krizën me refugjatët

Kushtet në kampin e refugjatëve në qytetin e Harmanlit nuk u përgjigjen kërkesave evropiane, sepse kapaciteti i tij është tejkaluar 3 herë.
Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Nga fillimi i konfliktit nga Siria kanë ikur mbi 2 milionë veta, ndërsa gjashtë milionë sirianë të tjerë ende endin nëpër vend dhe çdo çast mund të kalojnë në shtetet fqinje. Çdo ditë afro 5 mijë sirianë kërkojnë shpëtim jashtë atdheut. Në Turqi numri i tyre arriti mbi 600 mijë veta. Kurse pas si Greqia ndërtoi një gardh në kufirin me Turqinë, Bullgaria u bë hyrja më e përshtatshme në territorin e bekuar të BE për këta refugjatë. Këtë analizë të situatës e bëri për Radio Bullgarinë Roland François-Weil – përfaqësues në Bullgari i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Pse qeveria bullgare nuk e parashikoi rrezikun?

“Duhet të themi, se situata politike në Bullgari është mjaft e ngatërruar. Brenda një viti u ndërruan tri qeveri dhe me sa duket çështja për fluksin e refugjatëve nuk ka qenë me prioritet – është i mendimit z. Roland François-Weil. – Kurse numri i refugjatëve në një çast u rrit shumë shpejt. Në vitet e mëparshme në vend vinin mesatarisht afro 1000 – 1200 emigrantë ilegalë, kurse nga fillimi i këtij viti ata tashmë janë mbi 10 mijë veta. Autoritetet bullgare pohojnë vetë, se janë të papërgatitur për një fluks të tillë.”

Si rezultat i kësaj qendrat për refugjatët që ekzistonin në vend u përmbushën, kurse në qendrat e porsahapura kushtet e jetesës janë çnjerëzore. Zoti François-Weil e përcakton situatën si katastrofale:

“Qendrat e reja ishin hapur shpejt e shpejt në shkolla të braktisura dhe në godina të tjera të tilla. Kushtet sanitare në disa prej tyre janë shumë të keqe, mungojnë ushqime, ndihmë mjekësore, personel ndihmës. Refugjatëve u jepet ushqim i thatë që nuk mjafton dhe është i njëjtë për të moshuarit, për fëmijët, për të sëmurët. Autoritetet bëjnë çmos sipas mundësive të tyre, por në përgjithësi situata është shumë e rëndë. Kurse në kampin e porsahapur në qytetin Harmanli, kushtet janë katastrofale.”

Z. François-Weil e përcakton situatën si katastrofale.

Pyetjes nëse kushtet për refugjatët sirianë në vendet e tjera janë më të mira François-Weil iu përgjigj, se në të gjitha rastet kushtet në Bullgari nuk i përgjigjen kërkesës për një vend anëtar të BE. Zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e vështirë:

“Autoritetet kanë dëshirë t’u ofrojnë refugjatëve kujdese më të mira, por duke pasur parasysh kontekstin e tanishëm politik në Bullgari dhe mundësitë ekonomike të vendit kjo është tepër e vështirë. Shpresojmë, me ndihmën e BE ti ndihmojmë autoritetet bullgare të përmirësojnë situatën në kampet dhe të nxitojnë procedurën e dhënies së statusit të refugjatit. Shpresoj, ndihma nga BE të vijë sa më shpejtë.”

Gardha e vjetër me tela në kufirin bullgar me Turqinë do të zëvendësohet me një të re me gjatësi 30 m.

Zoti François-Weil është i mendimit, se dëshira e qeverisë bullgare të ngrejë gardha me tela në disa sektorë të kufirit me Turqinë është një shkelje e traktateve ndërkombëtare dhe e të drejtave të refugjatëve. Sipas zotit François-Weil prej afro 8 mijë kandidatëve potencialë për status refugjati, te 6 mijë veta procedura për marrjen e statusit tashmë ka filluar. Në fillim të krizës që shpërtheu në gusht të këtij viti Agjencia Bullgare e Refugjatëve kishte vetëm 150 nëpunës. Ka nevojë urgjente edhe për përkthyes në gjuhën arabe.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografi: Maria Dimitrova-Pisho
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me..

botuar më 24-07-26 6.35.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD