Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të rikthehet fama e Bullgarisë si forcë botërore kozmike?

Foto: Foto:BGNES
A do të rikthehet fama e Bullgarisë si forcë e gjashtë botërore kozmike, siç ishte përpara disa vitesh, a do të marrë pjesë ajo në programet ndërkombëtare kozmike? A është e mundur të realizohet një bashkëpunim strategjik midis Bullgarisë dhe NASA-së. A do të dërgojmë kozmonautin e tretë bullgar në Kozmos. Të gjitha këto pyetje kanë vetëm një përgjigje: po, jo vetëm se është e mundur, por është krejt reale. Më parë Bullgari duhet të bëhet anëtare e Agjencisë Kozmike Evropiane dhe të pranojë legjislacionin përkatës.

Sipas analeve të OKB-së Bullgaria ende është forca e gjashtë kozmike në botë. Përpara nja 30 vjetëve studimet kozmike ishin monopol i shteteve ndërsa aktualisht Kozmosi gjithmonë e më shumë shndërrohet nga një biznes shtetëror në biznes privat dhe këtë e tregojnë të gjitha praktikat e suksesshme të Richard Branson dhe Elon Musk si dhe të biznesmenëve të tjerë, të cilët në sajë të biznesit të tyre të zhvilluar në tokë mund të eksplorojnë edhe hapësirën kozmike. Pikërisht për këtë një ekip shkencëtarësh bullgarë dhe botërorë kanë përpiluar një projektligj për nxitjen e investimeve në teknologjitë kozmike, ligj, ky i cili do të depozitohet për votim në Parlamentin Bullgar.

Solomon Pasi

© Foto: arkiv

“Aktualisht pothuaj çdo universitet i madh ka kapacitet të lëshojë ndonjë objekt kozmik. Kjo mund të jetë një balonë meteorologjike, ndonjë satelit ose aerofotokamerë për Google – tregon presidenti i Klubit Atlantik në Bullgari, Solomon Pasi – një prej autorëve të projektligjit. Gjithçka që fluturon në lartësi mbi 100 kilometra nga Toka quhet objekt kozmik. Ky është një biznes kolosal botëror me potencial gjithnjë në rritje. Një biznes i tillë që të vijë në Bullgari ose në cilin do qoftë shtet tjetër ka nevojë për ndonjë formë të rregullimit, e cila të rregullojë veprimtaritë kozmike ose t’i nxisë investimet në prodhimet kozmike.”

Një legjislacion i tillë ka dhe aspekte të tjera, është i mendimit Solomon Pasi. Sepse gjithnjë e më shumë universitete, persona privatë dhe shoqëri kanë mundësinë teknike të lëshojnë objekte kozmike, kurse kjo i bën rreziqet prej tyre krejt reale:

“Përfytyroni vet se dikush lëshon ndonjë balonë nga Plovdivi, por ajo aksidenton dhe bie mbi ndonjë godinë të rëndësishme, për shembull mbi Kuvendin Popullor në Sofje – jep shembull praktik z. Pasi. – Duhet të dihet kush e mban përgjegjësinë, cilët janë organet që mund të parandalojnë incidente të tilla dhe kush e ka të drejtën të lëshojë objekte kozmike. Një veprimtari e tillë ka nevojë për licencën përkatëse. D.m.th. ne propozojmë diçka si ligji për qarkullimin rrugor, i cili ka një karakter preventiv.”

Bullgarisë i mungon “profilim” si anëtare e BE-së dhe NATO-së- është i mendimit Solomon Pasi. Prandaj dhe një prej tendencave, sipas tij, është përsëri t’i rikthejmë vetes fama e forcës kozmike. Më tepër se afro 30% prej informacionit në botë kalon përmes Kozmosit. Një prej hapave në këtë drejtim është anëtarësimi në Agjencinë Kozmike Evropiane.

“Prej të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së (përpara aderimit të Kroacisë), Bullgaria është i vetmi vend që nuk ka marrëveshje bazë me Agjencinë Kozmike Evropiane – komenton Solomon Pasi. – Theksohen shkaqe formale si kuota vjetore e anëtarësisë që duhet paguar. Por shtetet e tjera e kanë organizuar anëtarësinë e tyre aq inteligjente, se arrijnë ta rikthejnë nën formën e ndihmës 93% prej kësaj kuote. Bullgaria duhet të njihet me këto praktika të mira.”

Në një perspektivë më të largët Bullgaria mund të vendosë dhe një bashkëpunim strategjik me SHBA në fushën kozmike, i cili në praktikë do të thotë ringjallje të shkencës kozmike në vend, është i mendimit Solomon Pasi. Autorët e projektligjit kanë dhe një ëndërr:

“Ta shohim kozmonautin e tretë bullgar në Kozmos – të lëshuar ose me një raketë të Agjencisë Kozmike Evropiane, ose me ndonjë raketë amerikane të NASA-së – përgjithëson ëndrrën e çdo bullgari Solomon Pasi. – Por përpara lëshimit të një kozmonauti të ri bullgar kanë për të kryer shumë programe shkencore, qe e paraprijnë këtë final.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD