A dini se stërgjyshja e MMS-së ka lindur para 170 viteve në Londër. Një prej binjakeve të saj të ruajtura deri më sot është shitur në vitin 2001 për 22 mijë lira britanike dhe është përfshirë në librin e rekordeve “Gines” si kartolina më e shtrenjtë për Krishtlindjet. Në Bullgari moda e dërgimit të kartolinave për Krishtlindjet fillon një vit pas Çlirimit nga zgjedha turke në vitin 1879 dhe vjen nga Vjena dhe së pari shfaqet në qytetet buzë Danubit. Sipas të dhënave të Postave Bullgare kartolina e parë për Vitin e Ri është dërguar në vitin 1882, ndërsa kartolina e parë për Krishtlindjet – tre vite më vonë. Në fillim kartolinat janë prodhuar në Gjermani, ku është shtuar edhe teksti bullgarisht. Tradita fillon nga viti 1896 nga princi Ferdinand I i cili ka qenë pronari i kartolinës së parë të ilustruar për Krishtlindjet në Bullgari. Koleksioni kartolinash për Krishtlindjet që ka filluar prej tij është vepër e tre brezave dhe është një prej më të pasurve në botë. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe mirëmbahet tani nga ish kryeministri bullgar Simeon Sakskuburggotski.
© Foto: libsofia.bg
Urimet për Krishtlindjet nga shekulli i kaluar po gjallërohen në ekspozitën më të re në Bibliotekën e Kryeqytetit me titullin: “Stërgjyshja e MMS- ve ose bukuria e kartolinës me rastin e Krishtlindjeve. “Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të krijimit të kartolinës së parë për Krishtlindjen. Në të mund të shihet kopje të kartolinës së parë që është dërguar në vitin 1842. Ideja ka qenë e biznesmenit anglez Henri Koul, themelues i muzeut të njohur në Londër “Viktoria e Albert” Në këtë kohë njerëzit kanë shkëmbyer urime me ndihmën e litografëve, posaçërisht të stolisura për këtë rast. Por Koul ka lutur piktorin t’i bëjë 40 litografi të njëjta që t’ua dërgojë të afërmeve të tij. Autori ka pikturuar familjen e aristokratit anglez në sfondin e tablove biblike dhe stolisjes tradicionale festive.
“Fisnikët kanë menduar se duhet t’i afishojnë gjestet e bamirësisë sidomos gjatë Krishtlindjeve – tregon Jovka Ivançeva nga Biblioteka e Kryeqytetit. – Prandaj mbi kartolinën e parë është vizatuar familja e Henri Kolit rreth sofrës së Krishtlindjeve. Nga njëra anë familja po dhuron veshje varfërve, ndërsa na ana tjetër ushqim. Simbolika e kartolinës së parë është që njeriu duhet të jetë solidar dhe bamirës.”
Në ekspozitën mund të shihen kartolina për Krishtlindjet nga fillimi i shekullit të XX. Në disa prej tyre janë fotografuar fëmijë rreth pemës së Vitit të Ri. “Kanë menduar se familja është pasuria më e madhe”. Një kartolina nga viti 1915 ka një mesazh tjetër: “Tani ne urojmë begati, të jemi të pasur dhe të lumtur – shpjegon Jovka Ivançeva. – Në këtë kartolinë ideja është po kjo. Duhet të themi se kartolinat janë vendosur në një vend special në shtëpi që të mund të shihen nga të gjitha mysafirët si dëshmi për pozitën e lartë të familjes në shoqërinë! Institucionet bullgare gjithnjë më shumë kujdes i zgjedhin kartolinat që i dërgojnë. Zakonisht janë vepra të piktorëve tanë të njohur ose eksponatet e thesareve trake në Bullgari. Tradita respektohet edhe sot. Në shumicën e kartolinave për Krishtlindjet ka shtëpi romantike, borë, shumë prej tyre janë lindur me folklorin bullgar. Sot larmia e kartolinave është shumë e madhe.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografitë janë ofruar nga Biblioteka e Kryeqytetit
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..