Bullgarët janë në vendin e parë në botë për nga pakësimi i popullsisë. Mesatarisht në çdo orë ndahen nga jeta 8 veta ose 192 në ditë. Është për t’u krahasuar se gjatë vitit të largët 1950 në Bullgari lindën 182 mijë fëmijë bullgarë, ndërsa gjatë 2011 – vetëm 71 mijë. Sipas të dhënave të fundit gjatë 2013-ës lindën mezi 61 mijë fëmijë. Po të ndryshojë kjo tendencë negative, duhet të rriten të ardhurat. Të këtij mendimi janë ekspertët nga Qendra e Çështjeve Demografike në Ruse.
Drejtori i saj z. Iskren Veselinov është kategorik: “Çdo vit shteti duhet të tërheqë mjete suplementare në vlerë rreth 1 mlrd euro, qoftë kredi apo ndonjë hua tjetër që të rriten të ardhurat e bullgarëve. Çdo miliard i cili investohet në të ardhurat, pastaj i kthehet shtetit si 200 euro taksë. Patjetër duhet të rriten po ashtu dhe pensionet. Brenda 4-5 vjetësh ato duhet të dyfishohen. Në fakt ekonomia vendase duhet të vihet në punë, duhet të derdhen para në shtet. Pohimet se “e hamë” të ardhmen e kombit, duke marrë kredi, janë qesharake. Kemi nevojë për një ndryshim të ndjeshëm dhe më në fund t’i stopojmë tendencat katastrofale. Sa para t’u japim nënave nëse shteti nuk është i qëndrueshëm ekonomikisht, femrat nuk do të kenë fare dëshirë të lindin fëmijë kur shtesat maksimale për foshnjat janë në vlerë 25 euro.”
Sistemi social bullgar është si një piramidë, pas 20 vjetësh nuk do të ketë njeri për të paguar pensionet dhe sigurimet sociale për shkak të popullsisë në plakje, vdekshmërisë së lartë dhe për shkak të lindshmërisë së ulët, sqaron z. Iskren Veselinov. Në këtë tendencë negative “kontribuojnë” dhe 22 mijë bullgarët të cilët çdo vit largohen nga vendi. “Parashikohet brenda 5 vjetëve të ardhshëm së paku nga 20 deri në 30% e popullsisë me aftësi pune ta ndërrojë vendbanimin në një vend tjetër të BE-së ku pagat janë më të larta. Kjo do të jetë fillimi i një gjendjeje katastrofale të cilën gjendje nuk do ta kemi nën kontroll”, shton z. Iskren Veselinov. Të dhënat tregojnë se pas 20 vjetësh 30% e njerëzve të cilët punësohen në tregun e punës në Bullgari do të jenë romë pa arsim profesional dhe ata nuk do t’i sjellin dobi sistemit social.
Për mendimin e prof. Petër Ivanov nga Qendra e Çështjeve Demografike është shqetësues fakti se nuk i drejtohet vëmendje çështjes së strukturës etnike të shoqërisë bullgare. Kjo strukturë ka të bëjë me “shterimin” e sistemit social nga grupi etnik i romëve i cili lind fëmijë pas fëmije. Sipas të dhënave të CIA-s aktualisht bullgarët numërojnë 4 mln e 700 mijë veta, romët në Bullgari – 1 mln e 300 mijë veta, kurse turqit bullgarë – rreth 700-800 mijë. Rreth 100 mijë veta bien në grupet e tjera etnike. Parashikimet e Qendrës së Çështjeve Demografike përkojnë me ato të Bankës Botërore se pas 20 vjetësh popullsia e Bullgarisë do të numërtojë 5 mln e 900 mijë banorë. Bullgarët do të përbëjnë 3 mln e 100 mijë. Romët do të jenë 1 mln e 800 mijë, turqit – 800 mijë, grupet e tjera etnike – gjithsej 300 mijë veta.
“Masat urgjente të rritjes së të ardhurave do të pakësojnë emigracionin dhe do t’i rikthejnë emigrantët bullgarë në atdhe – është i mendimit z. Iskren Veselinov. – Në Bullgari duhet të rritet ndjeshëm standardi i jetesës, duke u shfrytëzuar resurset suplementare. Ekonomia funksionale dhe standardi i lartë janë zgjidhjet e çështjes demografike. Që të mos largohen nga vendi, bullgarët duhet të kenë të ardhura të larta, që të rikthehen emigrantët bullgarë, u nevojiten atyre të ardhura të larta.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..