Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Bullgarinë me prioritet është zgjidhja e konfliktit në Siri

Foto: EPA/BGNES / Foto: ЕПА/БГНЕС

Më se 2,4 mlrd dollarë për Sirinë u mblodhën gjatë Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Donatorëve që u mbajt në Kuvajt. Gjatë dhjetorit OKB kërkoi 6.5 mlrd dollarë ndihmë për sirianët gjatë 2014-ës – ose me katër herë më shumë nga ndihma e kërkuar gjatë konferencës së tillë vitin e kaluar. Udhëheqësi i delegacionit bullgar, Rajko Rajçev – kryedrejtor mbi çështjet globale në MPJ, deklaroi se për Bullgarinë me prioritet është zgjidhja e konfliktit në Siri. Bullgaria merr pjesë me kontribut financiar për popullsinë nevojtare të Sirisë me vlerë 100 mijë euro, duke treguar në këtë mënyrë solidaritetin e saj me përpjekjet e vendeve fqinje për përballim të fluksit refugjatësh.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD