Më 19 janar të vitit 1884 në qytetin e Bullgarisë Jugore Peshtera lindi diplomati, politikan dhe burrështet largpamës bullgar Georgi Kjoseivanov. I ati i tij ishte anëtar i Komitetit Revolucionar të qytetit gjatë kohës së Kryengritjes së Prillit të vitit 1876, rebelim ky i cili konsiderohet maja më e lartë e luftërave nacional-çlirimtare të popullit bullgar kundër sundimit osman. E ëma e tij Rajna Petrova Goranova ishte e bija e udhëheqësit të po kësaj kryengritjeje në qytetin Batak – Petër Goranov. Gjatë vitit 1906 Georgi Kjoseivanovi mbaroi drejtësi në Francë. Karrierën e diplomatit e nisi në legatën bullgare në Paris. Pas kësaj ishte diplomatë në Itali, Turqi, Zvicër, Gjermani. Në vitin 1926 u bë ministër i plotfuqishëm në Athinë dhe në Bukuresht, ndërsa në vitin 1933 edhe në Beograd. Pikërisht kur ishte në këtë post, Georgi Kjoseivanovi u zbulua për politikën e madhe nga mbreti Boris III. Më 23 nëntor të vitit 1935 u bë kryeministër i Bullgarisë, post të cilin e zinte deri në muajin shkurt të vitit 1940. Kjo ishte një periudhë tepër e vështirë, e cila karakterizohej me krizën e rëndë ekonomike për mbarë botën. Për më tepër, se ato ishin vitet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Politikani Kjoseivanov bëri shumë për Bullgarinë – thotë profesori Ljudmill Spasov. – Gjatë periudhës së viteve 1936 – 1939 u përhapën lëvizje të fuqishme mbarëkombëtare në të gjitha vendet e Evropës. Në Spanjë u shpërthye një luftë e përgjakshme civile. Në Bullgari gjithashtu vepronin forca popullore me porosi të Kominternit. Pikërisht atëherë Georgi Kjoseivanovi si kryeministër arriti të krijojë një sistem unik politik. Në Bullgari kishte parlament pa parti dhe këshilla bashkiake, gjithashtu pa parti. Është fakt, se në një mbledhje mbreti Boris III vuri si detyrë para ministrave të kabinetit të kryeministrit Kjoseivanov të mos rimëkëmben partitë, ekzistenca e të cilëve u ndalua para grushtështetit të vitit 1934; të përmirësohet gjendja materiale e popullit, të ulen çmimet e mallrave të konsumimit të gjerë, të rivendoset puna e këshillave bashkiake, të organizohen zgjedhje bashkiake dhe të krijohet një parlament. Personalisht unë mendoj se ky ishte programi i kryeministrit, prezantuar nga mbreti, që t’i jepet asaj një rëndësi më të madhe. Në fillim të vitit 1937 ai përgatiti një urdhëresë për organizimin e zgjedhjeve bashkiake. Atëherë për herë të parë grave bullgare iu garantua e drejta e votimit. I frymëzuar nga ky sukses, Georgi Kjoseivanovi filloi përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë pranverës së vitit 1938.”
Në Bullgari u krijua një situatë, e cila nuk e kishte shokun në mbarë botën. Kishte parlament pa parti. U formua legjislatura e 24-të e Kuvendit Popullor me 160 deputetë, 93 prej të cilëve përkrahën qeverinë, ndërsa 67 ishin në opozitë. Dhe përderisa në shtetet e tjera kishte trazira të përgjakshme, në Bullgari në sajë të politikës largpamëse të kryeministrit Georgi Kjoseivanovi nuk u krijua tension social. Një meritë tjetër e madhe e tij ishte, që arriti të rimëkëmbë ekonominë bullgare, pas krizës së madhe nga vitet 1929 – 1934. Me propozimin e tij u miratua Ligji i Industrisë. Si rezultat industria bullgare kaloi nën kontrollin e shtetit dhe shënoi një avancim të jashtëzakonshëm. Arritje të mëdha dhe të papara kishte në një sërë fushash. Banka Popullore Bullgare me pjesëmarrje shtetërore ishte sunduesi kryesor i sistemit bankar. Transporti gjithashtu ishte shtetëror. Rezultatet ishin të shkëlqyeshme. Viti 1939 u regjistrua, si një vit i rritjes industriale me 6.9 për qind, shtim ky i cili ishte një nga më të lartat jo vetëm në Ballkan, por edhe në mbarë Evropën.
“Mirëpo, merita më e madhe e kryeministrit Georgi Kjoseivanovi ishte politika e jashtme – shpjegon prof. Spasov. – Gjatë pushtetit të tij Bullgaria u njoh vend kryesor në politikën e Ballkanit. Kjo lexohet në raportet e ministrit të plotfuqishëm amerikan, ku theksohet, se në Bullgari në skenën politike doli një diplomat i madh – Georgi Kjoseivanovi. Çfarë u bë, që diplomati amerikan të mendojë ashtu? Në Konferencën Ndërkombëtare të vitit 1936, me udhëzim të Georgi Kjoseivanovit, Bullgaria përkrahu kërkesën turke për revizion paqësor të Traktatit të Njojit – dokument me të cilin, u vendosën kufizime të rënda të Bullgarisë. Si rezultat Turqia rivendosi sovranitetin e saj mbi ngushticat dhe mbi Stambollin. Kjo i lejoi politikës revizioniste bullgare të arrijë sukses pas suksesit. Në vitin 1937 u nënshkrua Pakti Bullgaro Jugosllav për Paqe të Qëndrueshme dhe Miqësi të Përjetshme. Klauzolat e tij përjashtuan konfliktin ushtarak midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Në Ballkan u krijuan dy miqësi – jugosllavo-bullgare dhe greko-turke. E izoluar mbeti vetëm Rumania. Atëherë rumunët ndryshuan politikën e tyre ndaj Bullgarisë. Ata vet bënë propozim të arrihet marrëveshje për kishat dhe shkollat bullgare në Rumani. Kryeministri Georgi Kjoseivanovi nguli këmbë, se ndodhemi në një fazë tjetër të bisedimeve lidhur me rikthimin e Doburxhës Jugore të Bullgarisë. Ai arriti të internacionalizojë këtë problem dhe të caktojë prioritetet e politikës së jashtme të Bullgarisë, e pikërisht – rikthimin e Dobruxhës, daljen në Detin Egje, rikthimin e të ashtuquajturve Krahinave Perëndimore, pra një pjese të territoreve bullgare, të cilët sipas Traktatit të Njoit mbetën në kufijtë e Jugosllavisë. Në situatën e ndërlikuar paralufte ai arriti të organizojë tri misione jashtë shtetit, që t’i sigurohet Bullgarisë më e mira. Vizita e parë ishte në Gjermani. Qëllimi i saj ishte të mblidhet informacion nga burimi për tendencat e mëtejshme në koniunkturën ndërkombëtare. Vizita e dytë ishte në Angli dhe në Francë, ndërsa e treta në Moskë. Në fund të mandatit të tij si kryeministër Georgi Kjoseivanovi arriti Marrëveshje për Shkëmbimin e Mallrave dhe Pagesave me Bashkimin Sovjetik, gjë që kishte rëndësi të madhe për ekonominë bullgare.”
Aktiviteti i tij diplomatik, që pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, shqetësonte tepër mbretin Boris III. Shkak për këtë ishte, që Georgi Kjoseivanovi nisi të ndjekë një politikë me vete. Mbreti nuk ishte në gjendje të parashikojë në ç’drejtim ai do të orientonte politikën e jashtme bullgare, por e kishte të qartë, se nuk do të ishte orientuar te Gjermania. Kjo provokoi konfliktin midis mbretit dhe kryeministrit. Në fund të vitit 1939 përkrahësit e mbretit Boris III nisën një fushatë jo aq korrekte kundër kryeministrit Kjoseivanov dhe familjes së tij. Kështu ai ishte i detyruar të japë dorëheqje. U emërua ministër i plotfuqishëm në Zvicër. Pas vendosjes së pushtetit komunist në Bullgari më 9 shtator të vitit 1944, Georgi Kjoseivanovi u shkarkua nga detyrat. Ai nuk u kthye në Bullgari dhe mbeti emigrant në Zvicër. U nda nga jeta në vitin 1960 larg mëmëdheut.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..