Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Koncerte për foshnja” në Operën e Sofjes – një dhuratë muzikore për fëmijët dhe prindërit

Foto: operasofia.bg/

Kurrë deri tani nuk ka pasur koncerte për foshnja. Mirëpo interes për këtë ka. Para se të shpallen zyrtarisht hollësitë rreth kësaj iniciative, biletat për shfaqjet e para tashmë janë shitur. Këtë e shpallën nga Opera e Sofjes. Atje çdo të shtunën dhe të dielën në orën 11 do të ketë koncerte për fëmijë të moshës deri më 3 vjeç. I pari është më 18 janar. Ideja është e drejtorit të operës Pllamen Kartallov. Vendi, ku do të zhvillohen koncertet është ish salla VIP, e cila është meremetuar dhe e ndryshuar për nevojat e shikuesve të vegjël.

“Të pranishmit nuk do të jenë shumë, sepse duhet t’u sigurojmë shikuesve një komfort sa më të madh – shpjegon Pllamen Kartallov. – Nëna është ndërmjetësja midis nesh dhe fëmijës, shpresojmë shumë tek ajo. Përveç kësaj do të regjistrojmë emrin dhe adresën e vogëlushit, që të mund të marrë ftesa për koncertet tona të ardhshme. Kështu pas disa viteve ai do të ketë dosje të vet kulturore dhe do të ndihet anëtar i këtij teatri.”

Që të realizohet një ide e tillë, ka nevojë për bashkëmendimtarë. Opera e Sofjes bashkëpunon me fondacionin “Dua foshnjë”. Kryetarja Radina Vellçeva tregon: “Vendosëm kontakt me pedagogen muzikore Maria Momirova, e cila u bë këshilltarja jonë për këto koncerte. Fëmijët e fondacionit tashmë kanë një pasaportë muzikore, duke marrë pjesë që në moshën 6 mujore në mësimet e zonjës Momirova. Idetë tona ngjajnë jashtëzakonisht shumë me ato të zotit Kartallov. Kremena Milenkova, violiniste në Operën e Sofjes, është ndërmjetësja midis nesh. Ajo është vullnetarja e fondacionit tonë “Dua foshnjë”, kurse biri i saj Joan u bë fytyra e ekspozitës sonë të parë “Engjëj me mision”.

Tashmë shtatë sezone me radhë Opera e Sofjes është duke përgatitur një program të posaçëm për fëmijët, në të cilin janë përfshirë mjuzikëlle të ndryshme për fëmijë. Regjisorja e spektakleve është Julia Krësteva. Ajo është angazhuar edhe me “Koncertet për foshnjat”. “Bashkë me pedagogen muzikore po e përgatitim programin – thotë regjisorja. – Në të marrin pjesë muzikantë nga orkestra, të cilët i bien violinës, pianos, violonçelit, trumpetit, baterive, si dhe artistë nga teatri. Bashkë me piktoren Pavlina Koceva punojmë me vëmendje të madhe mbi përgatitjen e interiorit.”

“Bashkë me Maria Momirovën jemi duke punuar mbi program tashmë një muaj – vazhdon Julia Krësteva. – Ajo ka përvojë, sepse në punishten e saj muzikore u jep mësime fëmijëve të moshës deri më 3 vjeç. Në pjesën e parë të koncertit zonja Momirova është drejtuese, luan në piano, kontakton me fëmijët dhe me solistët. Në të janë përfshirë këngë për më të vegjlit. Meqenëse është dimër, këngët i janë kushtuar stinës dimërore. Pas kësaj do të ketë një pushim të shkurtër. Edhe pjesëmarrësit, edhe publiku do të shtrihen në dysheme, gjersa muzikantët interpretojnë melodi të ndryshme. Në pjesën e dytë kemi përfshirë pjesa klasike dhe operistike. Në një prej pjesëve do të luhet në vegla të ndryshme muzikore. Ajo titullohet “Unë jam muzikant”. Nëpërmjet kësaj pjese fëmija do të mësojë se si luhet në instrumentin përkatës. Në qoftë se kjo pëlqehet nga auditori i fëmijëve, do të pasurojmë repertorin tonë me më shumë lojëra.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD