Vizita e Presidentit Bullgar Rosen Plevneliev në Shqipëri më 16 dhe 17 janar dhe vizita e tij е mëparshme në Kinë i japin shpresë biznesit bullgar që të rieksportojë në këto tregje të vjetra. Shkëmbimi tregtar midis Bullgarisë dhe Shqipërisë është tradicionalisht pozitiv. Eksporti i Bullgarisë në Shqipëri është në vlerë 50 mln euro, ndërsa importi nga Shqipëria është 18 mln euro. Kryetari i Asociacionit Bullgar të Eksportuesve, z. Ivo Todorov komentoi se, zhvillimi i marrëdhënie dypalëshe është me shumë rëndësi.
Çfarë është prezenca e biznesit bullgar në Shqipëri?
“Në përgjithësi biznesi bullgar është shumë aktiv në Ballkan, përfshiu në Shqipëri. Kjo është normale, sepse tregjet e Ballkanit janë afër si gjeografikisht, ashtu dhe mendërisht. Tregu i brendshëm i Bullgarisë është shumë i kufizuar dhe në radhë të parë firmat bullgare kërkojnë të eksportojnë në vendet e afërta. Në Shqipëri ky proces u aktivizua dendur tri-katër vitet e fundit për falë demokratizimit të vendit dhe liberalizimit të ekonomisë. Firmat e industrisë së lehtë janë shumë aktive për arsye se industria e rëndë në Bullgari tashmë s’ekziston. Në regjionin ballkanik kemi shkëmbim në fushën e farmaceutikës, industrisë së ushqimeve dhe në prodhimin e duhanit. Mallrat bullgare tradicionalisht njihen në tregun e Shqipërisë. Patëm një periudhë të pakësimit të shkëmbimit të mallrave, sepse si Shqipëria, ashtu dhe Bullgaria pësuan procese serioze të ristrukturimit në nivel makroekonomik. Kjo është një sinjal pozitiv për biznesin bullgar, i cili rikthehet në tregjet e vjetra të eksportit.”
A gjendet një produkt “hit” bullgar në tregun e Shqipërisë?
“Aktualisht nuk dallohet një produkt i veçantë i cili të identifikohet me Bullgarinë, sepse po flas në përgjithësi sipas fushave. 50 mln euro shkëmbim mallrash është faktikisht zero. Një nga qëllimet e vizitës së Rosen Plevnelievit në Shqipëri ishte aktivizimi i raporteve midis të dyja vendeve. Politikanët tanë kanë filluar të vizitojnë vende të cilat për Bullgarinë përbëjnë interes ekonomik dhe eksporti. Nënkuptohet, se është me rëndësi të kemi marrëdhënie të mira në kuadër të BE-së. Fatkeqësisht, Bullgaria ende nuk është e aftë të konkurrohet me vendet e tjera evropiane. Nuk mund të eksportojmë në fushën e teknologjisë së lartë, sepse nuk disponojmë resursin e duhur të investimeve dhe të potencialit njerëzor.”
Si do të konkurrohet biznesi bullgar në tregun e Kinës?
“Është mirë se shteti e mbështet biznesin sepse ekonomia në Kinë është e centralizuar dhe e kontrolluar. Kështu do t’i rivendosim kontaktet me Kinën, sepse historikisht kemi pasur marrëdhënie të mira dypalëshe. Ka interes serioz në projektet e infrastrukturës – një gjë shumë e dobishme për fushën ndërtimore në Bullgari, sepse pas krizës kjo fushë u stopua dhe tani duhet të kërkojë tregje të huaja. Një shtytje serioze do t’u jepet degëve tradicionale – industrisë së ushqimeve, prodhimit të kosit dhe të verërave.”
Kina është “dera” drejt tregut aziatik. Çfarë do të bëhet kur ta shkelim atë?
“Po ta shkelim këtë derë, do të vendosemi në tregje të tjera. Mos e harrojmë se po ashtu dhe Vietnami është treg me afro 100 mln konsumatorë. Le të përmendim dhe vendet me zhvillim të shpejtë ekonomik si Kamboxhia ku ka aq shumë punë. Vendi po rimëkëmbet pas luftës së gjatë civile dhe sapo do të ndërtojë infrastrukturën e vet. Këto janë tregje ku Bullgaria njihet si importuese e mallrave, shërbimeve të inxhinierisë dhe gëzon një emër shumë të mirë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..
Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..
"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e..