Gjatë periudhës së re programore 2014-2020 Bullgaria do të marr nga fondi i Politikës së përbashkët bujqësore 7,5 miliard euro. “Për mbështetje të të ardhurave të ekonomive bujqësore do të jepen mbi 5 miliard euro nën formën e pagesave direkte, ndërsa 2 miliardë euro do të drejtohen për zhvillim të rajoneve rurale dhe për investime në bujqësi sipas Programit për zhvillim të rajoneve rurale” saktësoi para pak kohe ministri i bujqësisë Dimitër Grekov. Politika e re e përgjithshme bujqësore me siguri do të fillojë nga viti 2015 ndërsa viti në vazhdim është vit për adaptim ndaj kërkesave të reja.
Çfarë arriti të mbrojë vendi ynë në kuadrin e Politikës së re të përgjithshme bujqësore?
Mbi këtë temë bisedojmë me deputeten bullgare në Parlamentin Evropian Maria Gabriel, që mbronte aktivisht interesat e fermerëve bullgar në kohën e debateve në Parlamentin evropian.
Në praktikë paratë për pagesa direkte gjatë shtat viteve të ardhshme do të jenë në mënyrë të konsiderueshme më shumë se sa ishin marr gjatë periudhës 2007-2013. Rritja është një provë për ndarje më të drejtë të këtyre pagesave midis shteteve “ të reja” dhe “të vjetra” në BE. Për shkak të frikës nga konkurrenca vendet e vjetra bujqësore në komunitetin u imponuan vendeve të valës ”Lindore” të zgjerimit që u anëtarësuan pas vitit 2004 start shumë të ulët në përpjesëtimin e subvencioneve për bujqësi. Ishte marrë vesh afrim gradual i subvencioneve për të gjitha vendet te niveli mesatar për BE me horizont viti 2020. Bullgaria për shembull, u anëtarësua në BE në vitin 2007 me marrëveshje për start të subvencioneve për bujqësi baras me 25 % prej subvencioneve për shtetet anëtare “të vjetra”
“Bullgaria është në kategorinë e vendeve që marrin shumë më pak se 90% prej vlerës mesatare për pagim në BE dhe prandaj është arritur rritje pagesave direkte për periudhën 2014-2020 30%”, shpjegoi për Radio Bullgarinë Maria Gabriel.
Shumë e rëndësishme për Bullgarinë mundësia që 13 %prej pagesave direkte për bujqësinë bullgare të shkojnë për prodhime të caktuara, pra te kultura të caktuara sipas vlerësimit të shtetit përkatës.
“Këto 13 % qa popullore do t’u lejojnë sektorëve që mbeten anës Politikës së deri tanishme të përgjithshme bujqësore që të marrin më shumë subvencione. Fjala është për prodhuesit e perimeve, pemëve dhe blegtorëve “- thotë zonja Gabirel Kështu do të korrigjohet një padrejtësi e madhe në ndarjen e subvencioneve gjatë periudhës së parë 7 vjeçare kur Bullgaria përdorte Programin e përgjithshëm bujqësor të BE-së. Mjetet kryesore merreshin në kuadrin e subvencioneve direkte për hektar sipërfaqe të punuar dhe rreth 80% prej tyre shkuan te prodhuesit e dhirtave që përpunojnë më shumë tokë në vendin tonë. Fermerët që merren me rritjen e kulturave tradicionale si perime, fruta dhe blegtorët nuk morën subvencione. Kjo anomali bashkë me kataklizmit e tjera në bujqësinë bullgare e kthyen Bullgarinë nga eksportuese e madhe e perimeve, frutave dhe të mishit në importuese të këtyre mallrave. Sipas fjalëve të ministrit të bujqësisë Dimitër Grekov 80% prej frutave dhe perimeve në tregun e vendit janë të importit, te mish kjo përqindje është më shumë se 90%, ndërsa industria ushqimore përpunon me zi 25 % lënda të para vendi.
Edhe pse nuk është mjaft, por rritja e arritur të pagesave direkte për këta sektorë është po thuaj trefishtë. Deri tani Bullgaria kishte të drejtën të ndante deri në 3,5 % nga pakoja e përgjithshme e subvencioneve direkte. Ndërsa për vitin 2014 i cili do të jetë kalimtar midis Politikës së përgjithshme bujqësore për periudhën e vjetër dhe për periudhën ere kjo përqindje do të jetë 6,5 . Para disa ditëve zëvendës ministri i bujqësisë Javor Greçev deklaroi me optimizëm se pret deri në vitin 2018 domatet e shijshme bullgare që tani nuk janë konkurruese të jenë më shumë se sa domatet e importit në tregun e vendit.
Fleksibilitet në ndarjen e mjeteve midis dy shtyllave – pagesa direkte dhe zhvillim i rajoneve rurale – kjo është fjala tjetër kyçe me rëndësi të madhe për Bullgarinë sipas deputetes bullgare në Parlamentin evropian Maria Gabirel, që mbronte aktivisht këtë pozitë në parlament. Kështu vendi ynë do të ketë mundës më mirë të adaptojë politikën e subvencioneve ndaj nevojave konkrete të bujqësisë sonë.
“Propozimi fillestar i komisionit ishte nga 5 deri në 105 prej parave për rajonet rurale të mund të kalojnë te pagesat dikrete. Ndërsa ne arritëm të mbrojmë në parlament përqindje dy herë më të lartë. Tani Bullgaria së bashku me 9 vende të tjera do të ketë mundësi që të transferojë mjete nga shtylla e dytë te shtylla e parë brenda një e katërta. Për shtetet e tjera kjo përqindje do të jetë 15.
Bullgaria bën pjesë në listën e vendeve tek të cilët financimi evropian do të arrijë 85%.
“Propozimi i Komisionit evropian ishte bashkëfinancimi të jetë midis 55% dhe 75%. Por Parlamenti evropian ishte kategorik dhe vendosi që për shtetet më të varfra si Bullgaria që kanë nevojë nga zhvillim i forcuar ekonomik bashkëfinancimi të jetë në kuadrin 85%, gjë që është një lajm shumë i mirë.”
Aksenti i vendosur në Politikën e re të përgjithshme bujqësore mbi mbështetjen për fermerët e rinj dhe për fermat e vogla koincidon plotësisht me nevojat e bujqësisë bullgare. Parashikohet që për ndihmë suplementare për fermerët e rinj të ndahet 2% prej mjeteve. Kjo është drejtuar te zgjidhje e dy problemeve - atij me komunitetin fermer që po plaket në BE dhe me papunësinë ndër të rinjtë , komenton deputetja bullgare në Parlamentin evropian. Ndërrimi i brezave në bujqësi është garanci për sigurinë ushqimore të kontinentit.
Sa u përket 30 % që janë ndarë në Programin e ri të përgjithshëm bujqësor për bujqësi biologjike komentet e fermerëve bullgarë janë të ndryshëm. Disa mendojnë se në këtë etapë, kjo është shumë vështirë. Të tjera shohin mundësi unikale Bullgaria të bëjnë një kthesë radikale drejt bujqësisë biologjike për të cilën ka kushte të mrekullueshme natyrore dhe kërkim të madh në tregun botëror.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..