Bozhurka Tupankova ka lindur më 1924 në fshatin malor Çujpetllovo, i cili gjendet në jugperëndim të kryeqytetit. Emri i fshatit do të thotë “Dëgjoje këndesin”. Gojëdhëna rrëfen se, ardhësit e parë në fshat janë nisur nga qyteti Kratovo të Maqedonisë, duke u shpëtuar nga masakrat turke. Shumë kohë banorët janë fshehur në malin Vitosha. Në një mëngjes këndesi ka filluar të këndonte dhe që nga ajo ditë fshati e mban këtë emër.
Bozhurka Tupankova është rritur në një familje të varfër ku pasuria më e madhe ka qenë kënga popullore. “Si nëna, ashtu dhe babi im këndonin folklor. Ata ishin shumë të njohur në fshatrat përreth. Dikur kemi kënduar në valle, në kohë korrjeje, në ndeja. Kështu e kemi ruajtur muzikën popullore. Në vitin 1945 u martova në fshatin e afërt Studena dhe nisa të frekuentoja festat popullore si artdashëse. Në vitin 1961 u bëra soliste e ansamblit popullor në qytetin Pernik. Një vit më vonë në qytetin Breznik u mbajt një tubim dhe pas tij incizova këngën e parë për Radion Kombëtare Bullgare”, lexohet në jetëshkrimin e këngëtares popullore.
Talenti i Bozhurka Tupankovës është dalluar në tubimin në qytetin Breznik. Menjëherë pas tij ajo filloi të ftohej në incizimet me grupin e muzikantit popullor Cvjatko Bllagoev.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..