Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja popullore Boxhurka Tupankova

Gjatë 2014-ës shënojmë përvjetorin e 90-të nga lindja e Bozhurka Tupankovës. Këngëtarja popullore ka lënë gjurmë të mëdha në interpretimin e folklorit nga krahina etnografike Shoplluka. Po ashtu ka dhënë kontribut të madh në shkollimin e këngëtarëve të rinj popullorë.

СнимкаBozhurka Tupankova ka lindur më 1924 në fshatin malor Çujpetllovo, i cili gjendet në jugperëndim të kryeqytetit. Emri i fshatit do të thotë “Dëgjoje këndesin”. Gojëdhëna rrëfen se, ardhësit e parë në fshat janë nisur nga qyteti Kratovo të Maqedonisë, duke u shpëtuar nga masakrat turke. Shumë kohë banorët janë fshehur në malin Vitosha. Në një mëngjes këndesi ka filluar të këndonte dhe që nga ajo ditë fshati e mban këtë emër.

Bozhurka Tupankova është rritur në një familje të varfër ku pasuria më e madhe ka qenë kënga popullore. “Si nëna, ashtu dhe babi im këndonin folklor. Ata ishin shumë të njohur në fshatrat përreth. Dikur kemi kënduar në valle, në kohë korrjeje, në ndeja. Kështu e kemi ruajtur muzikën popullore. Në vitin 1945 u martova në fshatin e afërt Studena dhe nisa të frekuentoja festat popullore si artdashëse. Në vitin 1961 u bëra soliste e ansamblit popullor në qytetin Pernik. Një vit më vonë në qytetin Breznik u mbajt një tubim dhe pas tij incizova këngën e parë për Radion Kombëtare Bullgare”, lexohet në jetëshkrimin e këngëtares popullore.

Talenti i Bozhurka Tupankovës është dalluar në tubimin në qytetin Breznik. Menjëherë pas tij ajo filloi të ftohej në incizimet me grupin e muzikantit popullor Cvjatko Bllagoev.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Më shumë nga rubrika

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD