“Mrekullia jonë”, “shpëtimi ynë”, “një i ri i mrekullueshëm”. Kështu banorët e qytezave malore Dobrinishte dhe Jakoruda, si dhe të fshatrave përreth përshkruajnë 19-vjeçarin Kristian Vaklinov. Ky i fundit u bë hero në syrin e banorëve për shkak të luftës së tij kundër institucioneve. 2 vjet me radhë i riu provonte ta rikthente në binarët e hekurudhës terni Dobrinishte-Jakorudа, i cili udhëton natën. Vetë Kristian nuk mendon se ka bërë heroizëm. Për veten e tij thotë se është një djalë modest nga qyteti Pazarxhik, i cili përpiqet të ndryshojë gjërat drejt së mirës. Nuk e fsheh kënaqësinë për këtë se ka arritur t’i ndihmojë vendasit. Vepra e tij u komentua nga mediat në vend pikërisht sepse shumë pak nga të rinjtë do të mbronin interesin publik pa pasur interes personal. Vepra e tij tërhoqi vëmendjen e gazetarëve sepse shumë pak janë rastet ku personi fizik ka fituar kundër institucioneve.
Ka gjashtë vjet që Kristian Vaklinov së bashku me familjen e tij banon në Sofje. Ka mbaruar Gjimnazin Spanjoll dhe aktualisht është student i vitit të parë në Universitetin Ekonomik. Studion financa, llogaritje dhe kontroll. Pohon se është regjistruar në këtë degë, sepse ajo është serioze dhe jep më shumë mundësi për të gjetur punë, po ashtu sepse i pëlqen matematika. Pse Kristian Vaklinov ka përqafuar kauzën e trenit, e mësojmë nga vetë ai.
Këtë çështje i riu e ka drejtuar tek institucionet përgjegjëse, por pa rezultat. Vitit të kaluar kur u ndërrua pushteti në Bullgari Kristian Vaklinov ia dërgoi një letër kryeministrit Pllamen Oresharski, ku ka hedhur argumentet e tij sociale dhe ka bashkëngjitur firmat e vendasve. Në dhjetor 2013-ës treni është përfshirë në orarin e Hekurudhës Bullgare. Distanca në mes të binarëve në linjën Dobrinishte-Septemvri është shumë e shkurtër dhe kjo linjë është e vetme për nga lloji i saj në Bullgari. Itinerari kalon përmes peizazheve piktoreske dhe i riu sheh mundësi fitimprurëse në të.
“Linja Dobrinishte-Septemvri është pasuri kombëtare, i bindur është Kristian. – Ajo lidh rrafshinën e Trakisë së Sipërme me tri malet Rodope, Rilë dhe Pirin. Itinerari kalon përmes vendbanimeve Velingrad dhe Bansko, të cilat kanë fituar famën e kryeqyteteve të turizmit spa dhe të skijimit në Ballkan. Në mes të itinerarit gjendet një nga burimet më të nxehta minerale në Ballkan në afërsi të fshatit Varvara. Brenda 5 orëve kalohen 125 km dhe përjetimi ia vlen.”
Kristian Vaklinov thotë se e do Bullgarinë dhe shpreson se do të realizohet këtu. “Besoj se vendi im është në Bullgari. Kam lindur këtu dhe kam për detyrë të punoj në vendlindje. Sepse po të largohemi të gjithë, nuk do të mbetet gjë pas neve”, është i mendimit i riu 19-vjeçar.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë...
Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve..