Ideja lindi në vitin 1963 në qytetin Kjustendill. Qindra janë këngëtarët e rinj, që brenda periudhës së ekzistencës formuan dashurinë e tyre ndaj muzikës pikërisht në këtë formacion. Në repertorin e grupit ka qindra këngë, të cilët fëmijët i prezantojnë në skenë në mënyrë artistike me valle, gëzim dhe hare. Kështu me shfaqjet e tij grupi vuri fillimin e një stili të ri në prezantimin e këngës moderne fëmijësh.
“Në formacion këndojnë më se 80 fëmijë të ndarë në tri grupe – tregon udhëheqësja artistike Julija Nedeva. – Më të vegjlit janë në moshë parashkollore, pas kësaj janë fëmijët deri në klasën e katërt. Gjatë vitit 2013 ata fituan një sërë çmimesh të konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Më të mëdhenjtë janë pjesë e grupit të koncerteve. Ata janë edhe solistët e formacionit. Dituritë muzikore që grumbullojnë fëmijët te ne, krijojnë mundësi, që ata të vazhdojnë të merren me muzikë edhe në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..