Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Tema kryesore në shtypin e sotëm është raporti i parë i publikuar për korrupsionin në të gjitha 28 vendet anëtare të BE-së, përfshi këtu dhe Bullgarinë, pasi Komisioni Evropian aplikoi një mekanizëm të përbashkët për kontrollimin e kësaj praktike. “Bullgaria do të jetë nën monitorim të dyfishtë për korrupsionin”, bën të ditur në faqen e parë gazeta “Sega”. U plotësua dëshira e qeverive të fundit në Bullgari, të cilat ishin të pakënaqur se vetëm shteti ynë dhe Rumania ndodhen nën këtë monitorim poshtërues dhe ngulnin këmbë për t’u parë se çfarë është gjendja edhe në shtetet e tjera. Mirëpo nuk u justifikuan shpresat e tyre se mekanizmi i ri do të anulojë Mekanizmin në veprim për bashkëpunim dhe verifikim, mekanizëm ky i cili u krijua posaçërisht për Bullgarinë dhe Rumaninë më 1 janar 2007, kur të dyja vendet u aderuan në bashkim, shkruhet në artikull. Raporti i ri evropian paraqet fakte edhe më pesimiste sa u përket praktikave të këqija te ne, shkruhet në fund të artikullit. “Brukseli: Jeni duke luftuar kundër korrupsionit në mënyrë formale” – ky është titulli i gazetës “Trud”. E përditshmja shënon disa prej rekomandimeve në raport, ndër të cilat janë kriteret e qarta për ndershmëri për magjistratët, miratimi i kodit etik të deputetëve, mbrojtja e institucioneve nga ndikimi politik dhe sigurimi i transparencës në zgjedhjen e udhëheqësve.

Kufiri bullgar me Turqinë është bllokuar deri në të premten. Ky është një prej titujve në gazetën “Standard”. Deri atëherë pritet zhvillimi i një takimi midis Ministrisë së Transportit dhe Ambasadës së Turqisë në Sofje. Problemi kryesor është se Turqia ruan shumë mirë tregun për transportuesit e vet, vë në dukje Agjencia Ekzekutive “Administrata Automobilistike”. Ankaraja ngul këmbë për 250 mijë leje bullgare edhe për vitin 2014. Agjencia është dakord, por, që të mbrojë transportuesit bullgarë, ngul këmbë për rritjen e numrit të lejeve turke nga dhe për një vend të tretë. Po bëjmë çmos për zgjidhjen e konfliktit, shënoi ministri i transportit Danaill Papazov, cituar nga gazeta.

Për shkak të migracionit në masë të bullgarëve me arsim të lartë gjatë viteve të tranzicionit Bullgaria ka sponsoruar vendet e zhvilluara me rreth 1.5 mlrd euro, shkruan në një analizë për gazetën “24 çasa” juristi Ivan Todorov. Sipas tij 90 mijë programues, administratorë kompjuterikë, mjekë, inxhinierë, farmacistë, gjeofizikë dhe specialistë të tjerë, të cilët kërkohen në tregun evropian të punës, emigrojnë jashtë Bullgarisë. Në përputhje me taksat për studentët e huaj në Bullgari, mund të thuhet se çmimi i arsimit bullgar për studimet pesëvjeçare është rreth 15 mijë euro. Pra, për periudhën e tranzicionit prej 23 vitesh Bullgaria ia ka dhuruar botës së zhvilluar perëndimore 1 mlrd e 350 mln euro.

Kinezët kanë në plan të vënë themelet e “Chinatown-it” bullgar në arat e braktisura të lagjes së kryeqytetit “Obelja”. Këtë e zbuluan para gazetës “Monitor” njerëzit nga rajoni, të cilët kanë marrë oferta për t’ia shitur një afaristi kinez arat e tyre. Afaristi ka në plan të ndërtojë gjithashtu banesa atje, ku të vendosen me qira bashkatdhetarët e tij që banojnë në Sofje.

Pritet që edhe këtë verë të ketë bum të turistëve rusë. Këtë e parashikon në faqen e parë gazeta “Capital Daily”. Shkaku për këtë është vendimi i dy prej turoperatorëve më të mëdhenj në Rusi – “Koral Travel” dhe “Pegas Turistik” për t’u vendosur në tregun bullgar. Vetë kompanitë ripohuan qëllimet e tyre. Sipas informacionit jozyrtar akoma një turoperator i madh rus “Aneks Tur” është duke u përgatitur për t’u vendosur në tregun bullgar.

Bullgaria do të ketë helikopterë mjekësorë, bën të ditur gazeta “Novinar”. Është parashikuar gjithashtu që Ndihma e Shpejtë të lëvizë edhe në ajër, kurse pilotët të trajnohen se si t’i bëjnë masazh zemrës etj. Rimëkëmbja e degës për aviacionin sanitar në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdivi, Varna dhe Burgasi është pjesë e strategjisë shëndetësore kombëtare deri në vitin 2020. Helikopterët do të përdoren në situata kritike, në raste fatkeqësish dhe avarish.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi parlamentar i DPS-së ndahet, mandati i dytë i kabinetit shkon në PP-DB

Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..

botuar më 24-07-11 11.16.PD
Ahmed Dogan (majtas) dhe Deljan Peevski

Dogan kërkoi dorëheqjen e Peevskit dhe të mbështetësve të tij në DPS

Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..

botuar më 24-07-11 9.26.PD

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD