Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mendimtarë, zbulues, heronj” – Muzeu Ushtarako-Historik hap dyert për fëmijë

БНР Новини

Muzeu Ushtarako-Historik Kombëtar u krijua gjatë vitit 1916 me urdhër të mbretit Ferdinand, që të mund të ruhen për kohërat e përjetshme artefaktet historike. Në të janë ruajtur më shumë se 1 000 000 sende kulturore, dëshmitarë të historisë ushtarake bullgare dhe evropiane. Më 7 shkurt hap dyert me një ekspozitë të re dhe me muzeun për fëmijë “Mendimtarë, zbulues, heronj”.

Снимка

“Ideja piqet prej kohe, e realizuam me ndihmën financiare të fondacionit “Amerika për Bullgarinë” – tregon drejtoresha e Muzeut, dr. Sonja Penkova. – Jam e lumtur se, tanimë kemi një ekspozitë posaçërisht për fëmijët. Dëshira jonë është, që duke i mbledhur t’u tregojmë, se lufta dhe konfliktet nuk janë mënyra për zgjidhjen e mosmarrëveshjet midis nesh. Pikërisht kemi vënë theksin mbi këtë: tek edukimit në tolerancë, ndihmë reciproke dhe në respekt ndaj njerëzve dhe vlerave. Këtë duam të mund të arrijmë me pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, të cilët, hyjnë në role të ndryshme, do të mund të zgjidhin probleme, duke u vënë në vendin e personave të njohur nga historia bullgare. Më vegjlit do të veshin uniforma nga epokat e ndryshme, të qepur posaçërisht për ta. Do të dekorohen me medalje, në qoftë se e kanë realizuar mirë punën e tyre. Do të mund ta venë veten në vendit e ushtarit bullgar, i cili është në çadër, t’i venë vetes helmetë dhe një pajisje luftarake dhe do të ndiejnë sesa gjë e rëndë është të jesh ushtar. Këto lojëra strategjike do t’i shtyjnë akoma si të vegjël të afrohen ndaj traditave dhe vlerave të ushtrisë bullgare.”

Снимка

Në udhëtimin nëpër skajin e ri të muzeut fëmijët do të shoqërohen prej dy heronjve. Si quhen ata dhe cili do të jetë roli i tyre?

“Emrat e tyre u zgjodhën në një konkurs për fëmijë. Ata do të quhen Trim dhe Trimëresha – shpjegon Sonja Penkova. – Këta heronj të vegjël do të tregojnë histori për një person të njohur nga historia bullgare, për njerëzit e zakonshëm, do të luajnë dhe do të mësojnë bashkë me vizituesit e vegjël.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Ushtarako-Historik Kombëtar




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD