Muzeu Ushtarako-Historik Kombëtar u krijua gjatë vitit 1916 me urdhër të mbretit Ferdinand, që të mund të ruhen për kohërat e përjetshme artefaktet historike. Në të janë ruajtur më shumë se 1 000 000 sende kulturore, dëshmitarë të historisë ushtarake bullgare dhe evropiane. Më 7 shkurt hap dyert me një ekspozitë të re dhe me muzeun për fëmijë “Mendimtarë, zbulues, heronj”.
“Ideja piqet prej kohe, e realizuam me ndihmën financiare të fondacionit “Amerika për Bullgarinë” – tregon drejtoresha e Muzeut, dr. Sonja Penkova. – Jam e lumtur se, tanimë kemi një ekspozitë posaçërisht për fëmijët. Dëshira jonë është, që duke i mbledhur t’u tregojmë, se lufta dhe konfliktet nuk janë mënyra për zgjidhjen e mosmarrëveshjet midis nesh. Pikërisht kemi vënë theksin mbi këtë: tek edukimit në tolerancë, ndihmë reciproke dhe në respekt ndaj njerëzve dhe vlerave. Këtë duam të mund të arrijmë me pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, të cilët, hyjnë në role të ndryshme, do të mund të zgjidhin probleme, duke u vënë në vendin e personave të njohur nga historia bullgare. Më vegjlit do të veshin uniforma nga epokat e ndryshme, të qepur posaçërisht për ta. Do të dekorohen me medalje, në qoftë se e kanë realizuar mirë punën e tyre. Do të mund ta venë veten në vendit e ushtarit bullgar, i cili është në çadër, t’i venë vetes helmetë dhe një pajisje luftarake dhe do të ndiejnë sesa gjë e rëndë është të jesh ushtar. Këto lojëra strategjike do t’i shtyjnë akoma si të vegjël të afrohen ndaj traditave dhe vlerave të ushtrisë bullgare.”
Në udhëtimin nëpër skajin e ri të muzeut fëmijët do të shoqërohen prej dy heronjve. Si quhen ata dhe cili do të jetë roli i tyre?
“Emrat e tyre u zgjodhën në një konkurs për fëmijë. Ata do të quhen Trim dhe Trimëresha – shpjegon Sonja Penkova. – Këta heronj të vegjël do të tregojnë histori për një person të njohur nga historia bullgare, për njerëzit e zakonshëm, do të luajnë dhe do të mësojnë bashkë me vizituesit e vegjël.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Ushtarako-Historik Kombëtar
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..