Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër kushtuar Bullgarisë i lindur nga udhëtimet e një familjeje gjermane

Helmut Matt

Çfarë mund ta bëjë një të huaj për të shkruar një libër kushtuar Bullgarisë? Ndonjë interes shkencor, dashuria ndaj vendit... ose thjeshtë një udhëtim interesant – i shkurtër, por plot emocione, si ai i familjes Linda dhe Helmut Matt nga Herbolzheim.

Gjithçka filloi në vitin 1984, kur Helmut Matt, atëherë 24 vjeçar, nga qyteti i vogël Schwarzwald kërkoi për të mësuar se çfarë ndodh në vendet përtej Perdes së Hekurt, ku shoqëria ngadalë, por e sigurt ngrihej kundër regjimit. Një prej dritareve, nëpërmjet të cilave ai mund të mësonte diçka në atë kohë ishte radioja. Kështu ai zbuloi Radio Bullgarinë (atëherë me emrin Radio Sofja) dhe emisionet e saj në gjuhën gjermane. I bëri përshtypje të madhe shumëllojshmëria e informacionit për një shtet evropian, por pothuaj të panjohur.

“Edhe sot e kësaj dite Radio Bullgaria është favoriti im ndër radiostacionet e shumta, të cilat transmetojnë për vendet e huaja” – shkruan në librin e vet Helmut Matt. “Kështu pothuaj çdo ditë në shtëpinë tonë marrim informacion të shumëllojshëm për Bullgarinë dhe botën, me analiza shumë të thelluara dhe kritike. Krahas kësaj programet janë argëtuese. Më magjepsën bukuria dhe shumëllojshmëria e pashtershme e artit bullgar dhe e muzikës bullgare, të cilat ndoshta nuk do t’i shijoja kurrë, po të mos i kisha zbuluar transmetimet nga kryeqyteti bullgar në valët e shkurtra.”

Helmut Matt nuk ndërpreu lidhjen e tij me botën nëpërmjet radios edhe pasi u bë student, dhe më vonë, duke punuar, megjithëse nuk mund të jepej krejtësisht pas pasionit të tij rinor. Ai studionte për gjermanistikë, filozofi dhe histori, si dhe informatikë dhe tregti, kurse pas kësaj filloi së punuari me banka të ndryshme. Helmut Matt-it i pëlqen të udhëtojë dhe të njihet nga afër me vendet, me të cilat është njohur nëpërmjet radio-programeve të tyre. Këto vende të panjohura janë vërtetë shumë dhe që gjatë verës së vitit 2013 Helmut Matt dhe e shoqja Linda morën vendim për ta vizituar Bullgarinë. Në kuadrin e pushimeve të tyre dhjetëditore ata vizituan kryeqytetin e Sofjes, qytetet Bansko, Samokov dhe Plovdiv, iu ngjitën maleve Vitosha, Rilla dhe Pirin dhe vizituan disa monumente bullgare, si Manastiri i Rillës. Për shumë prej këtyre vendeve ata kishin informacion të plotë nga programet e Radio Bullgarisë. Për Sofjen Helmut Matt shkruan:

“Sofja është një qytet shumë interesant, plot histori, në të cilin kryqëzohen antikiteti dhe koha bashkëkohore, lindja dhe perëndimi, krishterimi dhe islami. Ai, i cili kërkon një qendër historike, siç është në Pragë dhe Bratislavë, do të dëshpërohet. Këtu historia është kudo. Sofja është një qytet i jashtëzakonshëm, shumë i ndryshëm nga kryeqytetet e tjera evropiane. Ajo ka një magjepsje specifike.”

Një prej vendeve, të cilat familja Matt kishin shënuar si të detyrueshme në itinerarin e tyre që para se ta nisin udhëtimin, ishte Radioja Kombëtare Bullgare, sepse siç shënoi më vonë në librin e vet Helmut Matt: “Ky udhëtim, të cilin e përshkruaj këtu, ndoshta nuk do të zhvillohej kurrë, në qoftë se nuk ishte Radio Bullgaria. Koha nuk na mjaftoi për të biseduar pas kontakteve tona të shumta me Redaksinë e gjuhës gjermane në vazhdim të 30 viteve.”

“Kisha vendosur për të shkruar shënime udhëtimi, por në fakt shkrova një libër të tërë. Sipas statistikës Bullgaria është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë ajo është një vend shumë i pasur: me natyrën e saj të virgjër, kulturën e lashtë, njerëzit e përzemërt dhe krenarë për origjinën e tyre. Historia e pasur ka lënë një trashëgimi të madhe prej monumentesh të vlershme. Historia dhe historitë i japin rëndësi një vendi. Duke e kuptuar shumë mirë këtë, e shkrova këtë libër, ku përjetimet vihen gjithmonë në kontekstin historik dhe kulturor.”

Libri i Helmut Matt-it “Impresione ballkanike – Një udhëtim aventurier në një vend të panjohur” u botua gjatë muajit janar të vitit 2014. Ai nuk është thjeshtë një udhërrëfyes, por një përshkrim emocional dhe në disa momente mendjemprehtë i takimeve të familjes në vendin tonë, i cili është i njohur në botë si një destinacion i lirë turistik. Për syrin e stërvitur të udhëtarit nuk mbeten të fshehta dhe të metat, të cilat nuk i bëjnë përshtypje të mirë turistit perëndimor, siç janë rrugët e këqija, ndërtimet e braktisura, godinat e vlershme që nuk mirëmbahen, lokalet jashtëzakonisht të shtrenjta në vendpushime... Një përshtypje shumë të keqe bëjnë edhe qenët endacakë  nëpër rrugët, transportimi i zhurmshëm i mbeturinave e etj.

Megjithatë Helmutt Matt e mbaron librin e vet me këto fjalë: “Me qytetet e saj të bukura, me natyrën e mrekullueshme dhe njerëzit e këndshëm dhe të sjellshëm Bullgaria zuri përgjithmonë një vend të madh në zemrën time, megjithë disa të meta dhe varfërinë e dukshme në shumë vende. Me siguri ky nuk do të jetë udhëtimi ynë i fundit në këtë vend ballkanik. Ka shumë vende që desha të vizitoj: malet Stara Pllanina dhe Rodopet, Luginën e Trëndafilave, Detin e Zi... Pa dyshim folklori do të jetë në qendër të vizitës sonë të ardhshme: muzika popullore, vallet dhe tubimet folklorike, ndoshta edhe festa e trëndafilit në Kazanllëk, ku çdo vit shpallet mbretëresha e trëndafilave – kush e di?”

Ja edhe një pjesë prej librit të Helmut Matt:

“Në mbarë botën transmetimet jashtë shtetit mirëmbajnë shpeshherë kontakte më të ngushta me dëgjuesit e tyre, sesa radiostacionet regjionale. Kjo i përket sidomos Radio Bullgarisë. Që në vitet e ndarjes politike të Evropës në dy blloqe, ata silleshin me dëgjuesit e tyre si me miq. Edhe sot e kësaj dite angazhimi i punonjësve në Redaksinë e gjuhës gjermane bën një përshtypje të madhe – madje në disa drejtime lidhja midis radios dhe dëgjuesve u ngjit në një nivel edhe më të lartë pas rrëzimit të Perdes së Hekurt. Nëpërmjet shkurtimit të rrugëve të komunikimit, postës elektronike dhe internetit, dialogu personal u bë më intensiv dhe më i gjallë. Pyetjeve të dëgjuesve u përgjigjet zakonisht menjëherë me anë të postës elektronike, ose jepet informacion në internet.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD