Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gëzoi fansat e operës me një fragment prej operës “Porgi dhe Bes” të Xhorxh Gershuinit, adaptuar nga Gil Evëns. Premiera ishte më 12 dhjetor 2013 në kuadrin e Festivalit Muzikor me rastin e Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Pas kësaj publiku e dëgjoi veprën edhe në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, kurse programi BINAR bëri një incizim, që mund ta shihni këtu.
Orkestrimet origjinale janë krijuar nga muzikanti me famë botërore Gil Evëns për një prej trumbetarëve të mëdhenj të xhazit – Majls Dejvis. Në vitin 1958 partitura u zhduk misteriozisht. 30 vjet më vonë, në fillim të viteve 90, me iniciativë të muzikantit dhe producentit me famë botërore Kuinsi Xhouns dhe në saje të auido-incizimeve të ruajtura, notat u rimëkëmbën. Vepra u paraqit përsëri dhe si solist u ftua Majls Dejvis. Partiturat unikale iu dorëzuan Radios Kombëtare Bullgare nga familja e Gil Evëns.
“E them kategorikisht – ky është një projekt madhështor. Gil Evëns është një emër shumë i rëndësishëm në muzikë dhe vazhdon të frymëzojë jo vetëm muzikantët e xhazit. Prandaj duhet të rikujtojmë për kontributin e tij me rastin e përvjetorit të lindjes së tij të 101-të. Për fat të mirë në Bullgari ka tre trumbetarë të shquar – Rosen Zahariev, Vencisllav Bllagoev dhe Mihaill Josifov, prandaj unë mora vendim për të realizuar bashkë me ta “Porgi dhe Bes” – thotë Antoni Donçev, kryedirigjenti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..