Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të rritemi së bashku” – punishte për prindër

Foto: unicef.bg

Fëmijët vijnë në këtë botë pa një instruktim për rritje. Prandaj nuk janë të pakta rastet, kur prindërit bëjnë gabime gjatë rritjes dhe edukimit të tyre. Ata prej tyre, të cilët inkurajohen të ruajnë një lidhje të afërt emociononte me fëmijët e vet dhe të vlerësojnë nevojat e veta personale si personalitete, kanë një shans më të madh të rrisin trashëgimtarë të aftë dhe të lumtur. Tu ndihmojnë në misionin përgjegjësprind i kanë vënë vetes për qëllim nga UNICEF me programin “Të rritemi bashkë”–punishte për fëmijët. “Përvoja e UNICEF-it tregon se, prindërit kërkojnë informatë, drejtime dhe përkrahje, që të mund të ndihen të bindur dhe kompetent në marrëdhëniet e veta të përbashkëta me fëmijët.

“Gjatë vitit 2012 ne e filluam këtë projekt, ku qëllimi ynë është që prindërit të ndajnë përvojën e vet dhe dijet, lidhur me kujdesin për fëmijët, si dhe të zgjerojnë njohjet e veta për zhvillimin e fëmijëve dhe nevojat psikike në një fëmijëri më të herët – tregon Vera Rangellova, drejtoresh e programeve për zhvillim të fëmijëve pranë UNICEF – Bullgaria. – Projekti përfshin punën me prindër të fëmijëve të vegjël nga 0 deri më 4 vjet mbi programin e përpunuar nga UNICEF, i cili aplikohet në një sërë shtetesh. Qëllimi është t’u ndihmohet prindërve të fitojnë dije, mjeshtëri dhe përvojë, të cilat t’u jenë të dobishme në kryerjen e përgjegjësive të tyre prindërore dhe detyrime ndaj vogëlushëve dhe inkurajimin e zhvillimit të tyre. Programi është jashtëzakonisht i dobishëm, sepse ofron një hapësirë, në të cilën prindërit e fëmijëve të vegjël mund të mblidhen dhe në praninë e psikologëve, të punonjësve social dhe pedagogëve të shqyrtojnë nevojat e fëmijëve të vet dhe këtë sesi ata mund të ndihmojnë edukimin e tyre, t’u sigurojnë kushtet më favorizuese për jetë dhe zhvillim. Te ne, në përgjithësi, është i përhapur mendimi se prindërit mund vet t’i përballojnë përgjegjësitë prindërore, por përvoja jonë tregon se ata kanë nevojë prej programeve të ngjashme dhe i kërkojnë shumë aktivisht.”

Punishtja përbën 12 sesione të lidhura tematike, gjatë kohës së të cilëve përmes metodave të punës në grup, diskutimeve, ushtrimeve interaktive prindërit shikojnë dhe diskutojnë tema si: “Fëmijët tanë dhe si ti duam”, “Dëgjimi – një mjeshtëri e rëndësishme për prindërit”, “Si fëmija mëson për botën rreth vetes së vet” e kështu me radhë.

“Mendimi i cili ndahet më shpesh është se, pjesëmarrja në këtë program u jep prindërve një bindje më të madhe, se ata i përballojnë detyrimet e veta, i mëson në një durim më të madh në komunikimin me fëmijët, si të veprojnë në situata të vështira me një sjellje jo të dashur nga ana e vogëlushëve – thotë Vera Rangjellova. – Diçka të cilën e ndajnë shumë shpesh prindërit është se si rezultat të programit fillojnë t’u ndajnë një vëmendje më të madhe fëmijëve të vet dhe të kalojnë një kohë më të gjatë me ta në ushtrime të përbashkëta, që është dhe një nga qëllimet tona. Me të vërtetë në fillim kishim frikësime sesi do të pranohet ky program, por doli se, aktualisht interesi ndaj tij është i madh, që tregon se ai me të vërtetë është i domosdoshëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD