Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veza ose pula... a na mashtrojnë ose jo reklamat?

БНР Новини
Foto: arkiv

Pse nga supa e ngrohtë e reklamave gjithnjë del tym i “shijshëm”, pse kornifley nuk zhytet në qumështin, pse mjalti gjithë është i verdhë si ari, ndërsa broshurat turistike tregojnë për hotele përrallore? Si mendoni a përdoret fotoshopi? Jo gjuha e fshehtë e ustallarëve në këtë degë ka një palestër të tërë mjetesh me të cilin industria e reklamës po lufton për secilin prej nesh. Çdo ditë kutitë postare po mbushen me broshura, dyqanet vazhdimisht po bëjnë promovime, yjet që po bien nga qielli, janë më pak se çmimet që po bien. Me gjithë këtë “marka” e preferuar për të gjitha prej nesh është “sale” (zbritje). Sepse jetojmë në një shoqëri konsumatori, ndërsa jeta jonë gradualisht po kthehet në diçka si “fast food”.

Qëllimi i reklamës është një – të shesh më shumë, më shumë njerëzve me çmim më të lartë. A na mashtrojnë ose jo reklamat? Si në barsoletën e vjetër për Bankën Popullore Bullgare: mbledh një qind monedha nga një qindare, sille tek ne dhe do të marrish një levë! Përgjigja nga Radioslav Bimbalov pronar i një prej agjencive më të njohura bullgare të reklamës:

“Do të shprehem si avokat, por reklamat nuk gënjejnë kurrë. Vetë thonë këto të vërteta që ju doni të dëgjoni. Ndërsa disa të tjera kursehen. Shumë rrallë mund të rastis reklamë e cila të gënjejë haptazi. Më shpesh do të përpiqet që të ju tregojë këto të vërteta, që janë të dobishme për produktin ose shërbimin e caktuar.”

Mediat sociale që ishin moderne deri para dy viteve, po tregojnë tendencat e tregut të reklamave. “Shumë më efektive është të bëhen të ashtuquajturat “fushata virusi” në të cilët një video të xhiruar në mënyrë atraktive me diçka provokuese mund të ketë jetë të mrekullueshme në internet” thotë Radioslav Bimbalov. Ja përparësia e mediave digjitale drejt të cilëve po synojnë të gjitha ata që bëjnë reklamë. Sepse këto reklama arrijnë te konsumatorët duke kapërcyer mediat tradicionale pa paguar asgjë.

Bullgaria edhe gjatë vitit 2014 do të mbetet një treg televiziv, tregojnë sondazhet në fushën e reklamës. Pse?

Kjo është pyetja që i bëjmë Kiril Sotjanovit drejtor në një prej agjencive botërore me pjesë të madhe në tregun bullgar. “Në Bullguri njerëzit shohin më shumë televizion se sa mesatarisht në Evropë. Ky fakt është i rëndësishëm për këtë nga bullgari merr informacion, si dëfrehet, çfarë është jeta e tij sociale. Kjo nuk ka si të mos ndikojë mbi reklamat.”

Radoslav Bimbalov shton “Kudo në botë ka rënie serioze të televizive si instrument për reklamë. Por në Bullgari nuk ka rënie të tillë. Përkundrazi mbahet një nivel i lartë”.

Veza ose pula, teksti ose tabloja? Çfarë është më e rëndësishme për reklamën?

“Kjo është një betejë e përhershme te ne – thotë Radioslav Bimbalov. – Nuk dua që njëra ose tjetra të ketë përparësi.”

Arrijmë te kriza në industrinë e reklamës. “Gjërat që agjencitë e reklamës ndërtuan pas vitit 2009 disi u shkatërruan – komenton Kiril Sotjanov. – Tani po ndihet një farë lëvizjeje.” Sipas Radoslav Bimbalovit konsumatori është bërë tepër i kujdesshëm ndaj mënyrës në të cilin po mbush të ashtuquajturën “shportë të konsumit”. “Bile edhe të mos ketë vështirësi financiare, kriza ndikoi mbi psikikën e tij. Ajo goditi gjithçka në treg, jo vetëm agjencitë e reklamës.” Deri para pak kohe te ne mendohej se reklama është luks për kompanitë e pasura. Kohët e fundit ka lëvizje edhe te prodhuesit e vegjël.

Vallë a nuk kuptoi më biznesi bullgar se pa reklamë nuk ka si të arrihet te konsumatorët?

“Më duket se ai e kuptoi të vërtetën – thotë Kiril Stojanov. – Në një treg me konkurrencë që të të njohin duhet të tregosh prani. Nuk mjafton vetëm që produkti juaj të jetë cilësor”.

A mund të jetojmë sot pa reklamë?

“Nuk është e mundshme absolutisht – është kategorik Radoslav Bimbalov. – Kjo është mënyra që çdo produkt të komunikojë me konsumatorin. Nëse ke dëshirë që të shesë ndonjë produkt ose shërbim, sot është e pamundur pa komunikim!”

Çështja është që të mos harrojmë, se në reklamat e mallrave na tregojnë vetëm gjërat e bukura për ta. Sepse të metat e tyre vet do t’i kuptojmë më vonë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadnova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD