Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika e Georgi Petrov Kuartetit – urë midis Bullgarisë dhe SHBA-ve

БНР Новини
Foto: georgipetrovmusic.com

Georgi Petrov është një muzikant i ri, njëri i kohës bashkëkohore. Sfidon jetën dhe i pëlqen të eksperimentojë. Ai është diplomuar në degën e duhur për të arritur qëllimet që ia kishte vënë vetes. Për të rruga Burgasi-Nju Orleans është një rrugë plot ëndrra të plotësuara me shumë mundim. Georgi Petrov s’ka imagjinuar ndonjëherë se muzika do të bëhet profesioni i tij. Ai ka lindur në qytetin Jambol dhe në një periudhë jo shumë të gjatë ka jetuar në Nesebër. Kur ka qenë në vitin e parë të shkollës fillore, familja e tij është zhvendosur në Burgas. Që nga i vogël Georgi i bie pianos. Koncertet e grupit rok “Deep Purple në Bullgari dhe në veçanti kitaristi Steven Morse kanë ndikuar shumë në muzikantin bullgar, i cili shpejt do të mësonte t’i binte kitarës. Mirëpo, arsimi i mesëm i Georgit ishte kryesisht matematikë dhe gjuhë të huaja. Ka mbaruar Gjimnazin Anglez në Burgas, ku u zgjodh të marrë bursë për studime në SHBA. Fillimisht, me kërkesën e prindërve të tij, Georgi është regjistruar në degën e ekonomisë, por pas një kohe jo shumë të gjatë do të niste paralelisht dhe degën e muzikës. Një vit të plotë ka punuar si menaxher produktesh në Çikago por në fund të fundit muzika e ka çuar atë në Nju Orleans. Aty, në universitetin vendas ka studiuar edhe dy vjet të tjera xhaz e kitarë. Georgi Petrov ka kryer studimet në vitin 2013, duke dhënë një koncert vjetak.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD