„Me gjithë konfrontimit forcat parlamentare lanë kundërvënien politike mbi disa çështje të rëndësishme dhe arritën konsensus.” Këtë e deklaroi presidenti Rosen Plevnelievi në parlamentin bullgar. Në fjalimin e tij ai përgjithësoi rezultatet e bisedimeve me partitë parlamentare. Udhëheqësi shtetëror njoftoi se zgjedhjet për parlament evropian në Bullgari do të zhvillohen më 25 maj.
Plevnelievi njoftoi, se anëtarët e Këshillit konsultativ të sigurisë kombëtare janë bashkuar rreth tezës se marrëveshja për partneritet që do të nënshkruhet me Komisionin evropian duhet të jetë në përputhje me Programin kombëtar për zhvillim “Bullgaria 2020” “ Bullgaria ka planin e vet afatgjatë për zhvillim dhe prioritete të qarta për të cilët ka konsensus”, nënvizoi ai. Udhëheqësi shtetëror theksoi nëntë temat të rëndësishme për bullgarët që janë diskutuar gjatë konsultimeve. Ato janë të ardhura, punësim dhe rritje ekonomike, mjedis më të mirë për biznesin, mbështetje efektive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme , institucione efektive, reforma administrative dhe shërbime elektronike, monopole dhe energjetika, infrastruktura, drejtësi, siguri, problemet e mediave, reforma në sistemin e pensionimit dhe shëndetësia. Dhe jo në vend të fundit rendi evropian i ditës dhe roli i Bullgarisë për zhvillimin e BE-së në lidhje me zgjedhjet e ardhshme për Parlament evropian. „Partitë politike le të zhvillojnë një fushatë evropiane me përgjegjësi të lartë, dhe të mos bëjnë ndeshje partiake mbi çështje të brendshme politike”, bëri thirrje presidenti Plevneliev dhe porositi që në të të ketë debat konstruktiv dhe jo kompromate. Sipas fjalëve të tij në ndryshimi në rajonin tonë provon se ”motori i integrimit evropian” po punon. “Situata në Ukrainë tregon akoma një herë sa i rëndësishëm është integrimi për paqen në Evropë dhe në botë. BE nuk është krijuar si klub i pasanikëve, ai simbolizon paqen” theksoi udhëheqësi shtetëror. Në lidhje me këtë temë të nxehtë Plevnelievi deklaroi se bota nuk duhet të kthehet te koha e Luftës së ftohtë, por populli i Ukrainës ka të drejtën të vet të zgjidh të ardhmen e vet përmes zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike. Udhëheqësi shtetëror theksoi se konflikti në Ukrainën është shumë i rrezikshëm dhe nëse do të arrihet në shkallëzim ai do të thirr Këshillin konsultativ për siguri kombëtare. Plevnelievi nuk la pa përmendur edhe iniciativën për referendum për rregullat të reja zgjedhore, i cili të zhvillohet së bashku zgjedhjet evropiane. “Secili i secili pohon se është antikushtetuese të pyesësh popullin e vet, tregon qëndrimin e vet ndaj vlerave të demokracisë . Populli bullgar është në gjendje të bëjë më shumë se një zgjedhje”, është kategorik udhëheqësi shtetëror.
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..