Ajo, që pritej si rezultat i referendumit që u zhvillua më 16 mars për bashkimin e Krimesë me federatën ruse tashmë ndodhi....
Krimeja po thuaj një zëri vendosi që të dalë nga përbërja e Ukrainës dhe të bëhet pjesë e Federatës Ruse.
Pse të mos bëhet pjesë e Turqisë?!
Sipas informacionit të mediave në fqinjën tonë jugore, kjo, mund të bëhet në bazë të një dokumenti që Ekaterina e Madhe ka nënshkruar me Perandorinë Osmane në vitin 1873. Ajo ka lidhur traktat paqe me Perandorinë Osmane sipas të cilit Gadishulli i Krimes hyn në përbërjen e Rusisë. Në traktatin ka një klauzolë sipas së cilës gadishulli nuk mund të jetë i pavarur. Për ndryshe Krimeja duhet t’i kthehet Perandorisë Osmane.
Mirë po, por edhe dy shtetet tashmë nuk ekzistojnë!
Pak para referendumit deputeti nga Bundestagun gjerman Grekor Gizi “sulmoi” Angela Merkelin me fjalët: “Mua më çudit se Ju flisni se një referendum i tillë është në kundërshtim me kushtetutën (e Ukrainës). Thoni atëherë kur vepron ajo dhe kur jo. Në rast dorëheqje të presidentit ajo nuk vepron, ndërsa në rast referendumi ajo përsëri vepron. Zonjë Merkel, zëvendës kryeministri, ministri i mjedisit, ministri i bujqësisë, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës janë fashistë. Kryetari i këshillit të sigurisë është themelues i partisë fashiste “Liria”. Fashistët zunë poste të rëndësishme në qeverinë e Ukrainës dhe dominojnë në strukturat e forcës. Kurrë fashistët nuk e kanë dhënë pushtetin me vullnet. Dhe Gjermania duhet të theksojë këtë duke u mbështetur në historinë e vet...”
Dhe kur po Ju tregojë për Krime më kujtohet se Parlamenti iu referua Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër ky fakt më kujtoi për një koinçidim kureshtar që lidhen me Shqipërinë dhe Ukrainën. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore krijohen dy divizione SS Divizioni i 21 malor “Skënderbeu” dhe Divizioni SS “Galicia”.
Divizioni i 21 malor përbëhet nga shqiptarë myslimanë mbi bazën e “Ballit kombëtar” me oficerë gjermanë. Gjatë verës së vitit 1944 këtij divizioni u është besuar ruajtja e minierave të kromit në Kosovë, mbi të ushtrohet presion i fortë nga ana e partizanëve dhe pjesa e madhe dezerton. Në nëntor të po këtij viti është bashkuar në divizionin malor No 7 .Ndërsa divizioni SS “Galiçina” është krijuar prej vullnetarëve ukrainas në kohën e Luftës së dytë botërore. Një prej njësive të Vafen SS Gjermanisë naziste më vonë zyrtarisht është përfshirë në Ushtrinë kombëtare ukrainase.
Ja edhe një mendim tjetër disa ora pas referendumit. Dy ish ministër të jashtëm – Solomon Pasi dhe Nadezha Neinski komentuan në një transmetim televiziv referendumin në Krime. “Historia tregon se kur nuk i përgjigjet në mënyrën e duhur një agresioni ai shkallëzohet. Ky është fakt historik, kështu ka qenë edhe në të kaluarën, kur perëndimi iu ka dhënë Hitlerit gjermanët e Sudetit. Kështu ka qenë edhe kur nuk ka thënë gjë për (aneksimin) anshlusin e Austrisë duke thënë “OK” – kjo është gjëja e fundit e tillë që po bëhet. Por nuk ka qenë gjëja e fundit por gjëja e radhës...” pas së cilës ish ministri i jashtëm Solomon Pasi përmendi anshlusin (aneksimin) e Ukrainës Lindore, Moldavisë, Kirulet Jugore dhe Polin Verior.
Ndërsa ish ministrja e jashtme Nadezhda Neinski deklaroi: “Nëse flasim konkretisht Rusia aktualisht po anekson Krimenë, kjo është plotësisht e pa pranueshme nga këndvështrimi ndërkombëtar, sa u përket projektit “Rrymë jugore” unë gjithnjë kam thënë se nënshkrimi nga ana bullgare e projektit për “Rrymën jugore” në fakt është pjesëmarrje në provën që të izolohet Ukraina sepse ky projekt diversifikon rrugën në të cilën kalon gazi dhe jo burimet...”
Acarimi i situatës në Krime ndikon edhe mbi stinën turistike. Rreziku nga shkallëzim i konfliktit nuk stimulon turizmin, të ardhurat prej të cilit janë 15 % prej buxhetit të republikës autonome. “Stina turistike do të shkatërrohet” – konstaton deputeti i Parlamenti i Krimesë Leonid Pulunskij. Gjatë vitit të kaluar Gadishullin e Krimesë e kanë vizituar 5,8 milionë turistë. Prej tyre 69% janë ukrainasit dhe 25% shtetas të Federatës Ruse. Për shkaqe objektive Krime nuk mund të konkurrohet me Turqinë gjatë stinës së verës. Ndërsa për zhvillimin e llojeve të tjera të turizmit kërkohen investime të kapitalit dhe kohë.
Ndër të tjerët më 16 mars filloi referendum edhe në krahinën italiane Veneto, banorët e së cilës vendosin të ndahen nga Italia ose jo – dhe të krijojnë republikë sovrane. Votimi i është kushtuar ndarjes së Venecias nga pjesa tjetër e Italisë. Qëllimi është rivendosja e statusit të shtetit sovran me histori mijëvjeçare.
Republika e Venecias ka qenë republikë e pavarur tregtare në vazhdim të qindra viteve deri sa udhëheqësi i saj nuk ka qenë rrëzuar nga froni nga Napolioni në vitin 1797. Në periudhën e lulëzimit të vet ajo ka pasur shumë koloni n bregun e detit Mesdhe. Pikërisht atje të dielën filloi referendumi i cili do të përfundojë të premten.
Prej kohe banorët e rajoneve veriore të Italisë shfaqin pakënaqësi nga politika e Romës. Dëgjohen zëra që banorët e Venecias duanë të lirohen jo vetën nga Italia, por edhe nga euroja, Bashkimi Evropian dhe NATO.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..