Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krimeja ka qenë pjesë e Bullgarisë së Madhe

БНР Новини

Meka bullgare – vendi më shenjtë për të gjitha bullgarët ndodhet në Ukrainë. Atje është varri i khanit Kubrat – vari i një sundimtari bullgar që është i vetmi që është provuar se është autentik. Qysh para 1350 vjetëve khani ka kuptuar se !Bashkimin e bën fuqinë”, është shkruar mbi një pllakë prej mermerit të zi në varrin e tij. Edhe akoma Kubrati i madh nga Zoti i bekuar, sundimtar i Bullgarisë së Madhe. Pranë Krimesë ndodhet edhe kryeqyteti i Bullgarisë së madhe – Fanagoria. Krime është pjesë e atdheut të lashtë historik bullgar.

Midis shekujve VII dhe X në gadishullin kanë lulëzuar më shumë se 300 vendbanime bullgare. Gjatë shekujve ka pasur shumë shpërngulje të bullgarëve. Ndërsa sot në tre rajone të Krimes flitet kryesisht gjuha bullgare.

Një tregtar i pasur nga Bullgaria e Madhe. Foto: Tanja Harizanova“Qysh në shekullin e VII në kohën e Bullgarisë së Madhe të khanit Kubrat, kjo është pjesë e shtetit të atëhershëm bullgar – thotë në intervistë për Radio Bullgarinë prof. Nikolaj Ovçarov. – Gjatë shpërbërjes së saj pas goditjeve të hazarëve njëri djalë – khani Asparuh themelon Bullgarinë pranë Danubit, i dyti krah Kotrag – Bullgarinë pranë Volgës, ndërsa trojet që mbeten drejtohen nga Batjaban – djali më i madh i khanit Kubrat. Atje mbeten mjaft vendbanime bullgare. Shkencëtarë ukrainasë nga Krime flasin për 300 vendbanime bullgare që kanë ekzistuar gjatë shekujve VII-X. Kjo është e ashtuquajtura kultura salte-majace e cila tregon shumë ngjashmëri me kryeqytetin e parë të Bullgarisë pranë Danubit – Pliska në Bullgarinë Verilindore. Kjo është gjurma e parë bullgare. Gjurma e dytë vjen më vonë në shekullin e XIX kur ka shpërngulje të mëdha të bullgarëve në Gadishullin e Krimesë. Ata kanë fatin e keq pas Revolucionit të Tetorit. Pasi kanë qenë njerëz të pasur janë shpërngulur në Siberi.

Trazirat në Perandorinë Osmane në fillim të sekullit të XIX i shtyjnë bullgarët të kërkojnë strehim të ri të tërhequr nga lehtësimet ekonomike të siguruara nga pushteti mbretëror rus. Në kohën e regjimit të Stalinit bullgarët janë depërtuar në Siberi dhe në Azinë e Mesme. Në vitin 1944 me urdhër të Berijas vetëm brenda disa orëve 13 mijë bullgarë janë shpërngulur nga Krimeja. Ata janë akuzuar se bashkëpunojnë me gjermanët. Aryeja se Bullgaria është aleat i Gjermanisë në kohën e Luftës së dytë botërore. Komuniteti bullgar është shpërngulur në 6 vende- përveç në Siberi në Kazakistan, Turkmeni. Bullgaritë i janë nënshtruar gjenocidit, shumë prej tyre vdesin gjatë rrugës. U ndalojnë që të flasin bullgarishten dhe shumë prej tyre asimilohen. Me zi pas ndryshimeve demokratike gjatë vitit 1989, bullgarët e Krimes kanë mundësi që të kthehen. Pak prej tyre kthehen por shtëpitë e tyre tashmë janë zënë nga popullsia turke, ukrainase dhe tatare. Kështu fshatra të tëra bullgare nuk ekzistojnë më. Sot bullgarët jetojnë kryesisht në qytetet Simferopol, Sudak dhe Koktebel. Ndërsa në Sudak ndodhet edhe një prej kështjellave më të vjetra bullgare.

Kalaja e Sudakut. Foto: wikipedia.org“Fortifikimet e para janë bërë qysh në shekullin e VII nga protobullgarët – thotë profesor Ovçarov. – Sipas arkeologëve ukrainasë në këtë vend ka pasur një vendbanim protobollgar. Për këtë dëshmojnë shenjet e gdhendura në gur plotësisht të njëjta me ato që janë zbuluar në kryeqytetet e Mbretërisë së Parë Bullgare Pliska dhe Preslav.”

Maketi i Fanagorisë. Foto: arkivDisa burime historike tregojnë qytetin Fanagoria afër Krimesë për kryeqytet të Bullgarisë së Madhe midis viteve 632 dhe 668. Në shekullin e X qyteti është pushuar nga Rusia e Kievit dhe nuk rivendoset më. Sot në qytetin Varna mund të shihet maketi i këtij vendbanimi në muzeun në të hapur. Sa i përket varrit të khanit Kubrat ai është zbuluar rastësisht nga dy barinj në vitin 1912 kur kanë gjetur një thesar të madh ari dhe argjendi që ruhet sot në Ermitazhin. Mbi unazat dhe shpatën e khanit Kubrat shihen simbolet e krishterimit. Khani ka pranuar fenë e krishtere deri sa ka mësuar në Kostandinopojë.

Për ndryshme konjaku më i mirë i Krimes prodhohet në qytetin Koktebel. Ndërsa të gjitha vreshtat e rajonit përpunohen nga bullgarë. Kreu i kishës në Krime, peshkopi Kliment po kështu është me prejardhje bullgare.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Machu Picchu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD