Në vitin 2011 në Sofje dy shoqet Svetlla dhe Galja themeluan Qendrën e Matematikës Zbavitëse. Në të fëmijët e moshës nga 4 deri në 12 vjeç mësojnë matematikën nëpërmjet lojërave, problemave tërheqëse matematikore, valles së numrave dhe teatrit. Themelueset e kësaj qendre kanë qenë bashkënxënëse në Gjimnazin e Matematikës në kryeqytet. Më pas Svetlla ka mbaruar studimet e magjistraturës në degën e matematikës në Gjermani, ndërsa Galja është diplomuar në degën e inxhinierisë së aviacionit.
Çfarë bëjnë dy vajzat në Qendrën e Matematikës Zbavitëse?
“Kur të na pëlqejë ndonjë problemë matematikore, ne fillojmë të mendojmë se si ta paraqitemi atë në mënyrë sa më të tërheqëse – rrëfen Galja. – Kërkojmë literatura të ndryshme, shpeshherë mbështetemi në librat rusë, si dhe në sajtet në internet. Pasi i kemi mbledhur të gjitha elementet, i veshim ato në formë zbavitëse. Fëmijët mësojnë matematikën pa u vënë re. Ndonjëherë përfundojnë: “Ne nuk zgjidhnim problema me numra. Vërtetë, paska qenë kjo matematikë?”
Svetlla dhe Galja ushqejnë kureshtjen e fëmijëve duke përgatitur problema çdo herë më të vështira. Në Qendrën e Matematikës Zbavitëse fëmijët mësohen të kenë durim dhe të jenë punëtorë, sepse matematika kërkon shumë këmbëngulje, sqaron Galja. Në qendrën nuk ka nota, vetëm problema të reja matematikore të cilat zgjidhen p.sh., duke u kërkuar thesari i piratëve ose duke u deshifruar ndonjë mesazh sekret.
Dy vajzat i janë përkushtuar kauzës sociale. Në qytetin Vraca ata kanë vizituar një jetimore. Për mendimin e Svetllës dhe Galjas materiali duhet t’ua paraqitet jetimëve në mënyrë sa më të lehtë, sepse atyre u mungojnë njohuritë bazë dhe nuk besojnë në vetvete. Në të ardhmen Qendra e Matematikës Zbavitëse do të bashkëpunojë edhe me jetimore të tjera në Bullgari.
Svetlla ëndërron për matematikë zbavitëse në minibus.
“Dua të udhëtojmë me një minibus ku të ndodhin gjëra zbavitëse dhe të surprizojmë fëmijët kudo dhe në çdo kohë. Kjo ide ka të bëjë me udhëtimin, pra me zbulimin e horizonteve të reja. Ëndërroj po ashtu t’i mësojmë fëmijët me të meta, si p.sh., të verbrit.”
Receta e suksesit, sipas dy vajzave, është çdo veprim ta bësh me zemër. Si pohojnë vetë ato: “Sfidat të cilat vijnë njëra pas tjetrës e bëjnë njeriun të jetë më i fortë dhe me kohën ai fiton besim sa më të madh në vetvete. Njeriu mësohet gjithë jetën dhe në qoftë se ai e do një gjë shumë, atëherë kurrë nuk dorëzohet dhe gjen variante të ndryshme për të plotësuar ëndrrat që ka.” Një sfidë e këtillë për Svetllën dhe Galjen ka qenë derisa t’i bindin prindërit në dobinë e Qendrës së Matematikës Zbavitëse.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga..