Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për fshatin Smiljan, fasulen, kandidaturën për Guinness-in dhe ajrin e pastër

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Fasulja e fshatit Smiljan është shumë speciale, sepse përveçse është e shijshme, ajo është super ekologjike dhe e shëndetshme. Prandaj është e mbrojtur nga Lëvizja “Slow Food”. Kokrrave të ëmbla të cilat hyjnë në përbërjen e gjelbrave të ndryshme të shijshme të këtushme, është i përkushtuar një festival, një përmbledhje unikale në vatrën e kulturës vendase, si dhe një kandidaturë për librin e Guiness-it.

Nuk do të teprojmë, në qoftë se themi se Smiljan është model për një fshat të lumtur në malin Rodopa. Jeta këtu vlon në ndryshim nga vendet e tjera të populluara në rajon. Fshati ka ruajtur shkollën dhe kopshtin e vet, kurse kjo do të thotë se, ka shumë familje të reja me fëmijë, si dhe se kanë se me çfarë të ushqehen në këtë skaj të izoluar malor. Midis të tjerave, disa familje nga kryeqyteti të dashuruar pas natyrës rodopëse, janë vendosur në të dhe praktikojnë profesionet e veta në internet. Fshati ka dhe mandër, e cila e eksporton produktin e vet për në Zvicër dhe organizon degustime interesante për miqtë. Dhe për më tepër Smiljani ka turistë. Kurse vendi i parë ku ven fillimisht që të gjithë është vatra e kulturës e cila gjendet në mejdan me përmbledhjen e vet të njohur dhe të lavdishme kushtuar fasules së Smiljanit. Sipërfaqe me fletë të mëdhenj e të vegjël të aplikuar me fasule, konstruksione kureshtare me kokrra fasulesh, të cilët krijojnë shtëpi dhe njerëz, çorape të trasha të punuara në dorë dhe kostume kombëtare autentike nga kjo krahinë gëzojnë syrin e vizituesit të mahnitur me bukuritë e kësaj krahine.

Pas kësaj miqtë drejtohen ndaj sallës fqinje, ku është e ekspozuar një mozaikë gjigante prej kokrrave të fasules, që të japin dhe ata kontributin e vet ndaj kësaj veprimtarie të madhe – kandidatura e fshatit të bukur për librin e Guinness-it. Vendasit janë me ambicie të krijojnë pikturën më të madhe pano të aplikuar me kokrra fasule në botë prej një numri sa më të madh nxënësish. Kurse kjo do të thotë dhe me ndihmën e miqve. Deri në këtë moment mbi 8 mijë veta janë bashkuar ndaj iniciativës. Kështu që çdo një këtu është i mirëseardhur të ngjisë një kokërr fasule mbi këtë pano, të regjistroi emrin e vet në një libër dhe në këtë mënyrë të ndihmojë për lavdinë e Smiljenit dhe të banuesve të tij të zgjuar dhe këmbëngulës. Kurse për faktin sesa këta njerëz janë shpikës, gjykojmë dhe nga kuzhina e tyre tradicionale. Në të, siç e mendoni dominojnë gjellët me fasule, por në një larmi të madhe. Duke u filluar nga krenaria kulinare vendase “trahanaja” – një lloj supë prej fasule, misër, grurë dhe mish dashi dhe arrihet deri tek qebapi prej fasule, fasule të pjekur brenda në kungull, të mos të flasim për tortat e ëmbla dhe kremrat dhe shumë fantazi të tjera prej fasuleje. Por, cila është ajo e cila e bën fasulen e Smiljanit kaq unikale dhe a nuk rritet vallë fasulja dhe në vend tjetër? Përgjigja fshihet në klimën specifike vendase, si dhe në disa imtësi, të aplikuar në këtë krahinë prej shekujve. Akoma për këtë kulturë të pastër ekologjike të fshatit mësojmë nga Ilia Godev, denbabaden nga kjo krahinë, i cili merret me projekte për një zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive vendase dhe i cili e ka kthyer popullarizimin e fshatit në një kauzë të vet personale.

Снимка

“Agronomët kanë saktësuar se, gjatë përdorimit të plehrave artificiale gjethet e bimës digjen dhe ajo nuk mund të zhvillohet. Një nga veçoritë është se nuk rritet bashkë me kultura të tjera. Tek ne nuk mund të shikoni një fushë të mbjellë vetëm me fasule. Zakonisht kemi 2 radhë me patate, 2 radhe me grosh, ose kombinohet me kunguj. Kjo mënyrë e rritjes është shkak të mund të përfshihet në listën e Lëvizjes "Slow Food”.

Снимка

Fshati i humbur mes palëve të Rodopeve pret turistë në çdo kohë. Në hotelet e këtushme familjare do të gjeni çdo gjë të domosdoshme për një pushim në heshtje dhe një ajër të kristaltë, i cili përmirëson gjendjen shpirtërore dhe shton oreksin. Kurse për shuarjen e oreksit kanë kujdes mikpritësit tuaj. Përveç me gjellë të mira prej fasuleje, ata do tu qerasin dhe me djathë të freskët të bërë në shtëpi dhe me qumësht të sapo mjelë nga lopa në oborr. Por, më i gjallëruar është Smiljani gjatë vjeshtës gjatë kohës së festivalit të përvitshëm të fasules së Smiljanit, kur mijëra turist vijnë këtu që të bashkohen ndaj festës. Në rend të ditës atëherë janë këngët, vallet, ekspozitat tematike të fasules dhe për më tepër gjendja e mirë shpirtërore. Kurse kulmi i festave është konkurse kulinar me temë fasulja dhe gjellët e bëra prej tij. “Një vit numërova 42 gjellë të përgatitura me fasule", kujtohet Ilija Godev. Duket se imagjinata e grave vendase nuk ka kufi. Kurse Smiljani do të na befasoj edhe në të ardhme me buqetën e vet prej atraksioneve dhe përjetimeve mes malit Rodopi!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova

Materiali është përgatitur me kontributin e projektit të Administratës së Qarkut të Smoljanit në kuadër të programit për Bashkëpunim Territorial Evropian “Greqi-Bullgari 2007-2013”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD