Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talenti i këngëtarit popullor nga veriu Georgi Gorelskit nuk duhet të harrohet

Foto: arkiv

Më 10 prill mbushen 80 vjet nga lidhja e Georgi Gorelskit – një talent i rrallë me afro 300 xhevahire popullore në repertorin e tij. Fillon të shfaqet si këngëtar qysh në gjimnaz, ku e ka parë këngëtari i njohur popullor Boris Mashallov. I ka bërë përshtypje të madhe dhe ai ka thënë “Ky do të jetë zëvendësi im”. Ai është mësues por ia kushton jetën e tij këngës popullore.

Kujtim për të mban këngëtarja popullore nga Trakija – Penka Pavlova. “Udhëtonim me një grup këngëtarësh së bashku me Petko Dançev, që i binte fizarmonikës. Me ne ishte edhe këngëtari Georgi Gorenski. Ai gjithnjë këndonte më shumë kënga se sa ishin planifikuar komunikonte shumë lehtë me publikun, Gjithnjë ishte i buzëqeshur. Edhe pse ishte nga krahina e veriut e donin shumë edhe në Takija, radio “Stara Zagora” transmetonte koncerte sipas dëshirës së dëgjuesve dhe nuk kishte koncert pa pasur në të kënga të tij.”

Georgi Gorelski ka lindur në qytetin Trjavna (Bullgari Veriperëndimore). Trashëgon talentin e këngëtarit nga i ati tij, ndërsa dashurinë për këngën popullore nga e ëma. Ka pasur propozim të shkojë në shkollë për fëmijë të talentuar, por ai ka preferuar që të shkojë në shkollën për prift. Në fund të viteve 50 të shekullit të kaluar shkon në Takija. Përfundon institutin e mësuesve dhe punon si pedagog vite të tëra. Më shumë se 20 vjet merr pjesë në grupe artistike amatore. Me lehtësi këndon kënga popullore, romanes, aria nga opera. Këndon në gjuhën bullgare, ruse, italiane dhe rome. Ka marrë pjesë në turne në Tashkent, Gjermani, Turqi, Francë, Rusi , Zvicra etj. Në tubimet e mëdha folklorike si tubimi në Koprivhstica në vitin 1965, ato në Jambol dhe Sliven fiton medalje të arta.

Një pjesë e madhe prej repertorit të Georgi Gorelskit është incizuar në Radio “Stara Zagora” dhe “Sofje”. Përmes radios këngët e tij bëhen të njohura në mbarë vendin. Në kujtimin e miqve adhuruesve të këngëve të tij Georgi Gorelski është i njohur me perfeksionimit të tij dhe dashurinë në punë. Aq magjike janë këngët e tij sikur janë marrë nga thesari i pasur bullgar dhe janë të përjetshme.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD