Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet nga lindja e talentit natyror Krum Matejn

Rosen Genkov
Foto: arkiv

Afër Sofjes, buzë malit Vitosha, ndodhet Bistrica (në të kaluarën fshat, kurse sot lagje e kryeqytetit të Sofjes). Atje ka lindur, jetuar dhe krijuar veprat e veta një talent natyral – Krum Matejn, tamburist dhe këngëtar. Njerëzit në Bistrica ruajnë kujtimin për të dhe sivjet gjatë muajit maj me një festë të madhe do të shënojnë përvjetorin e 100-të të lindjes së tij, kurse para pak kohe në Muzeun e Radios docenti Vencisllav Dimov nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe tamburisti Rosen Genkov, koncert mjeshtër i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, paraqitën incizime dhe kujtime për Krum Matejnin.

Krum Matejn filloi të këndojë dhe të kompozojë melodi që së fëmijë. Në gjimnaz shkruante vjersha, kurse si nënoficer krijonte këngë dhe pjesa. Më vonë ai themeloi orkestrën “Bistrica” dhe 30 vjet udhëtonte në mbarë Bullgarinë, duke kënduar dhe luajtur në tambura. Në këngët e veta Krum Matejn deklaron qëndrimin e vet ndaj temave aktuale të asaj kohe.

Kënga “Dërgomë o e dashura!”, paraqitur nga Rosen Genkov, ishte e dashur për Krum Matejnin. Interpretuesi e këndon si vetë “xha Krumin”. Është përfshirë në albumin “Farefisi i hutuar”, krijuar me ide të Vesella Matejnës – bija e Krum Matejnit. Atje janë përfshirë dhe shumë këngë të tjera të bukura bullgare si “Kishte një Vela”, “Kënga për shopët” etj.

“E njoha personalisht – tha për Radio Bullgarinë Rosen Genkov. – Ishte mik i madh i babait tim, i cili është mësuar nga ai. Krum Matejn ishte një personalitet karizmatik. Ai gjithmonë arrinte ta shndërronte një ngjarje në këngë, të inorizonte vetitë e këqija pa fyer askë. Krum Matejn arrinte të grumbullonte publikë të moshës më të ndryshme. Shumë prej këngëve të tij emblematike sot i njohim nga repertori i këngëtarëve të ndryshëm popullorë. Ato origjinale janë më të gjata – kështu i rrëfente Krum Matej historitë nga jeta. Mirëpo në vitet e socializmit fshiheshin shumë të vërteta. Ja përse incizimet me zërin e tij janë shumë pak. Njerëzit më të moshuar ende e mbajnë mend këngëtarin. Që para datës 9 shtator 1944 ai udhëtonte bashkë me orkestrën e vet në mbarë Bullgarinë, jo vetëm në rajonin afër Sofjes. Ai ka krijuar shumë melodi, jo vetëm folklorike, por edhe me ndikimin e këngës së qytetit. Publiku i pëlqente dhe i dëgjonte me një kënaqësi të madhe. Krum Matejn nuk kërkonte famë, por dashurinë e publikut.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD