Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti premton mbështetje për inovacionet në ekonominë

БНР Новини
Foto: BGNES

Ekonomia bullgare radhitet në një nga vendet e fundit bë BE për nga efektiviteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Prodhimtaria e punës e bullgarëve vazhdon të jetë në fund të klasifikimit evropian. Deri sa një evropian gjatë vitit 2012 ka krijuar mesatarisht për orë 32,2 euro, gjatë po këtij viti një punëtor bullgar ka prodhuar 7 herë më pakë vlerë rreth 4,8 euro për orë. Këto janë të dhëna nga shërbimi statistikor evropian. Përveç kësaj Bullgaria eksporton në vendet e tjera evropiane para se gjithësh lënda të para dhe më pak mallra me vlerë të lartë të shtuar si për shembull makina, që flet se ekonomia bullgare siç duket nuk arrin të optimizojë jo vetëm punën e njeriut por edhe burimet me të cilët prodhon. Për këtë arsye gjatë vitit 2011 mesatarisht për tërë BE efektiviteti i shfrytëzimit të burimeve ka qenë 8 herë më i lartë se sa në Bullgari.

Të gjitha këto fakte tregojnë se ekonomia bullgare nevojitet nga modernizim i konsiderueshëm. Ndërsa kjo do të thotë aplikim i teknologjive dhe pajisjes së re me fjalë të tjera – inovacione. Nuk ka dyshim se çdo ndërmarrje në vend ka dëshirë të prodhojë mallra moderne dhe të afta për konkurrencë që të kërkohen si në tregun e brendshëm, kështu edhe në tregjet ndërkombëtare. Problemi është që të modernizohen sistemet e prodhimit dhe menaxhimit janë të nevojshme mjete financiare, që pas krizës në shumë raste po mungojnë. Dhe pikërisht këtu në plan të parë del roli i shtetit.

Askush nuk do dhe nuk kërkon prej tij t’i jep para biznesit për të blerë makina dhe pajisje të reja, por të gjithë presin që ai të krijojë kushtet e nevojshme politike, ekonomike, fiskale dhe ligjore që biznesi më lehtë me më lirë të investojë në inovacione dhe modernizim. Shumë domethënëse janë fjalët e zëvendës kryeministres Daniela Bobeva mbi politikën ekonomike sipas së cilës qeveria ka politikë aktive për sa u përket inovacioneve. “Ndamë 20 milionë levat e para në buxhetin për inovacione. Por unë jam e bindur, se sektori privat është ai i cili do të krijojë ekonomi mbi bazën e inovacioneve”, thekson Bobeva. Sipas saj është me rëndësi që shkenca dhe ekonomia të flasin në një gjuhë, që të përgatiten ato kuadro që janë të nevojshëm për ekonominë. Kohët e fundit gjithnjë më aktuale bëhet tema e riindustrializimin e vendit. Dhe në këtë drejtim qeveria po përpiqet që të luajë rol aktiv dhe për këtë qëllim po përgatit program për riindustrializim. U bë e qartë se në të theksi do të vihet mbi aplikimin re inovacioneve në ndërmarrjet si mjet për gjenerimin e rritjes më të madhe ekonomike. “Duam që të mbështetin shoqëritë me inovacione me teknologji dhe prodhime të mençura që mund të jenë të aftë për konkurrencë”, komenton ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev. Qëllimi është nga eksportues i lëndëve të para Bullgaria të kthehet në vend me ekonomi e cila eksporton prodhime që të ketë më shumë qëndrueshmëri më të madhe. Si edhe në shumë fusha edhe në këtë drejtim Bullgaria do të shpresojë në BE me ndihmën e Programit të ri operativ “Inovacione dhe aftësi për konkurrencë”.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD