Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i ri i “Javës së pyllit”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Të mbjellim një pemë, të japim shpresë” është motoja e edicionit të 83 të “Javës së pyllit”. Ngjarja tradicionalisht zhvillohet gjatë javës së parë të plotë të muajit prill, me fjalë të tjera nga data 7 deri më 13 prill të këtij viti. Me fillimin e muajit festimet filluan me inaugurimin e pllakës kujtimore, kushtuar “120 vjetorit Drejtori Regjionale e Pyjeve në qytetin e Burgasit”.Shënohen po kështu “135 vjet Shërbim në Pyje në Bullgari” dhe “105 vjet Bashkim të Pylltarëve në Bullgari”. Gjatë këtij viti aksenti në “Javën e pyjeve” do të jetë takimi i Komitetit për Bashkëpunim Mesdhetar mbi Çështjet e Pyjeve ndaj OKB-së. Për herë të parë “Java e pyllit” është e festuar gjatë vitit 1925, kur me iniciativë të Shoqërisë së Pylltarëve në Bullgari zhvillohet e ashtuquajtura Festë e Pyllëzimit.

Gjatë hapjes së festës, kushtuar Javës së Pyllit, ministri Grekov nënvizoi sesa i rëndësishëm është pyllëzimi për Bullgarinë. Sipas tij, ndryshimet e bëra në Ligjin për pyjet, me të cilat pakësohet afati për pyllëzim të vendeve të djegura dhe në vendet ku pemët janë prerë nga 7 në 3 vjet, jo vetëm që do të ndihmojnë për rivendosjen e ekosistemeve të pyllit, por do të japin mundësi për punë më shumë njerëzve. Në lidhje me festimet Ministria e Bujqësisë dhe të Ushqimeve rinovoi traditën, e cila i inkurajon nxënësit e rinj e të talentuar nga gjimnazet profesionale në fushën e ekonomisë pyjore dhe të punimit të drurit. Për këtë qëllim në godinën e Ministrisë janë eksponuar mobile, drugdhendje dhe eksponat të tjerë, të krijuar nga duart e nxënësve të gjimnazeve profesionale. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorë deri më datë 4 prill, ku krijimet e të rinjve mund të blihen. Është organizuar dhe konkurs për një paraqitje të plotë të shkollave mësimore, ku më të mirët do të dallohen në fund të ekspozitës.

Në Javën e Pyllit le të rikujtojmë se, pemët luajnë një rol shumë të madh për të gjithë sistemin ekologjik. Ato ndryshojnë vendin, në të cilin jetojmë – zbusin klimën, spastrojnë ajrin, ruajnë dhe përmirësojnë vetitë e ujit dhe janë strehë për natyrën e egër. Filtrojnë ajrin, të cilin ne e thithim duke zhdukur prej tij pluhurin dhe fëlliqësitë e tjerë si mioksidi i karbonit dhe dyoksidi i squfurit. Prandaj dhe mbjellja e pemëve në qytetet e mëdha mund të pakësoj efektin e serës të qytetit, të shkaktuar nga shtresa rrugore dhe godinat. Efekti freskues i një peme të re dhe të shëndoshë barazohet me 10 klimatik të cilët punojnë nga 20 orë në ditë. Nga ana tjetër sa më shumë pemë dhe shkurre ka në qytete, kaq më shumë kthehemi drejt mjedisit tonë natyral ose të paktën ato zbusin situatën artificiale, në të cilën kalojmë një pjesë mjaft të madhe nga jeta jonë.

Sipas traditës për pyllëzimin pranveror ekonomitë e pyjeve për vit sigurojnë një material mbjellës për të gjitha baskitë. Kështu do të jetë dhe sivjet, ku kryesisht do të vihet theksi mbi llojet e pemëve me gjethe të gjera. Në mbjelljet baskitë vet do të zgjedhin vendet për mbjelljen e pemëve të reja (parqe, kopshte fëmijësh, shkolla) ku për këtë qëllim do të angazhohen punonjës-kopshtar nga programet për një zënie të përkohshme. Kopshtarët rekomandojnë gjatë pyllëzimit të territorit me një pyll të tërë, pemët të jenë më afërt deri te natyra karakteristike e egër, që të mund të sigurojnë mjedisin më të përshtatshëm për jetesë për të dhe për kafshët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD