Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja Tanja Ivanova: “Arti e pasuron shpirtin tim”

БНР Новини

Piktorja Tanja Ivanova nga qyteti i Nova Zagorës i është kushtuar një pune specifike. Ajo end goblenë dhe panele prej leshi dhe pikturon mbi mëndafsh dhe materie të ndryshme. Lule të bukura, ikona dhe imazhe të tjera të mrekullueshme lindin në saje të dorës së saj.

Shën Joan i RillësPiktorja 34 vjeçare ka mbaruar Gjimnazin e Arteve Figurative në Sliven në vitin 1997. Që nga atëherë ka 11 pjesëmarrje në ekspozita në vend, ekspozita më vete, ose bashkë me piktorë të tjerë. Goblenët e saj kënaqin syrin e shumë bullgarëve, që banojnë jashtë. Në qytetin Batak para pak kohe ajo zhvilloi një ekspozitë më vete prej qëndisjeve bullgare, të pikturuara mbi mëndafsh. Në fakt, siç vetë Tanja Ivanova thotë, goblenët qëndisen në një stinë të veçantë, kurse gjatë stinëve të tjera mund të pikturohet mbi tekstil. Piktorja i end goblenët në vegjën e qilimave, ku endet vertikalisht dhe vetëm me gishtërinj, në dallim të disa vegjëve të tjera, të cilat janë me pedale dhe pothuaj nuk punohet me dorë.

“Punoj në vegjë kryesisht gjatë dimrit, sepse verën është shumë e nxehtë dhe leshi laget – thotë Tanja. – Pa dyshim dimri është stina e endjes, kurse pranverën dhe verën zakonisht pikturoj shalle. Nuk mund të punosh në vegjë edhe në qoftë se moti është i lagët, kurse këtu, në Nova Zagora, shumë shpesh kemi mot të tillë dhe me mjegulla. Ka ditë, gjatë të cilave ulem në vegjë dhe punoj, por ka dhe ditë të tilla, kur nuk kam frymëzim.” Ajo thotë se shumë shpesh preferon vetminë e natës, kur imazhet dhe idetë lindin më lehtë.

“Nganjëherë duhet të rikrijoj një pikturë, ose ndonjë ikonë në goblen. Kam ikona të tilla, të cilat janë endur sipas një skeme të veçantë. Njëra është “Lutja e Krishtit”, tjetra është e Shën Dhimitrit. Megjithëse endja sipas skemës është më e lehtë, unë preferoj të krijoj modele, ose projekte të veta mbi ndonjë temë. Preferoj të punoj me materiale të ndryshme.”

Me kërkesë të një bullgareje, e cila banon jashtë, Tanja Ivanova pikturoi para pak kohe një ikonë të çudibërësit Shën Joan i Rillës, mbrojtësi i bullgarëve. “Endja e kësaj ikone ishte shumë e vështirë, më kushtoi tre muaj, kurse me leshin duhej të isha shumë e kujdesshme – edhe sa i përket ngjyrës, edhe sa i përket trashësisë së saj”, thotë Tanja Ivanova. Sa për shallet e pikturuara mbi materien e tekstilit, kohët e fundit krijuesja pikturon mbi shifon.Снимка

Vitin e kaluar Tanja Ivanova fitoi çmimin “Mbrojtësi i traditave” të Asociacionit për Zhvillimin e Arteve dhe Zanateve. Edhe publiku, edhe juria votuan për të dhe kjo e detyron piktoren jo vetëm të vazhdojë punën e saj krijuese, por edhe t’i mësojë më të rinjtë, të cilët gjithashtu janë frymëzuar nga bukuria e ngjyrave dhe imazheve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD