Të dhënat e fundit të Bankës Popullore Bullgare për gjendjen financiare të bankave tregtare në vend tregojnë se, gjatë shkurtit të këtij viti bankat në Bullgari kanë dalë në fitim. Ky fitim është afro 60% më i madh në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Vlera e tij është rreth 40 mln euro. Kjo shumë në fakt nuk është aq e madhe krahasuar me standardet ndërkombëtare, por nuk është për të nënvlerësuar duke u marrë parasysh kriza financiare e ekonomike në pothuajse të gjithë Evropën. Mos harrojmë se kriza do të thotë ulje të fitimeve.
Gjendja në bankat bullgare është pikërisht e kundërt – fitimet po rriten dhe dy muajt e parë të vitit janë gjithsej me 35% në bazë vjetore më të larta se ato të 2013-ës. Pra, vitin e kaluar bankat fituan 300 mln euro – me 9 mln euro më shumë se viti 2012. Nëse tendenca vazhdojë, atëherë pritet fitim prej 500 mln eurosh për vitin 2014, e thënë ndryshme pritet dyfishimi i shumës.
Dihet se bankat në Bullgari janë në formë të mirë dhe janë më stabile në krahasim me shumë institucione të mëdha financiare në Evropë. Pse është kështu? Së pari, bankat bëjnë përpjekje të mëdha për të pakësuar shpenzimet e tyre, përfshiu shpenzimet për interesin. Nënkuptohet se kjo nuk është në favor të depozituesve, por nuk ka zgjidhje tjetër. Si dyti, shumë banka bëjnë operacione të guximshme llogaritare dhe nuk kanë frikë nga kreditë e këqija. E gjitha kjo ndikon pozitivisht në bilancin e gjendjes së institucioneve financiare.
Ekspertët mendojnë se aktualisht vërehet në një farë mënyre ristrukturim financiar në sektorin bankar që, si duket, është dukuri e përkohshme. Fatkeqësisht fitimet nuk pasqyrojnë dinamikën reale dhe rritjen e ekonomisë, më tepër ato janë rezultat nga riradhitja e brendshme e aktiveve dhe pasiveve. Muajt në vijim do të konfirmohet a këto fitime janë reale dhe me ndikim mbi ekonominë apo janë vetëm në letër.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..
Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..
Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..