Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Filip Pavllov – “Bullgarët jemi popull me dhunti të mëdha”

Foto: nma.bg

Gjatë gjithë rrugës së gjatë jetësore kompozitori Aleksandër Rajçev edukoi shumë muzikantë, të cilët me dinjitet e vazhdojnë veprën e mësuesit të vet. Mes tyre është dhe profesori Filip Pavllov – pianist dhe pedagog, autor i veprave muzikore.

Për takimin e tij të parë me muzikën ai kujton: “Përpara 60 vjetëve, me qenë se bëj 65 vjet në fund të muajit mars, në moshën parashkollore u ndesha me pianon. E përdor këtë fjalë, sepse i fillova ushtrimet e mia në të fare rastësisht. Ishte vendosur të mësoj violinë, por ajo ishte mjaft e madhe për mua. Isha 14 vjeç dhe e kuptova se kam interesa dypalëshe – nga njëra anë muzikore, kurse nga ana tjetër – letrare. Fillova të shkruaj humor dhe vjersha, kurse pas kësaj dhe krijime muzikore. Kuptova se, dua të shpreh veten time përmes muzikës dhe fjalës dhe kjo përcaktoi rrugët e mia në jetë.”

Filip Pavllov përfundoi studimet e tij në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” me dy degë – piano dhe kompozicion. Për pedagogët e tij në disiplinën e dytë, ai tregon: “Unë fillova arsimin tim tek profesori Veselin Stojanov. Pasi fati na ndau, vazhdova të punoj me profesorin Rajçev. I jam shumë mirënjohës për këshillat e pjekura dhe me vend dhe për dorën e zgjatur prej një miku. Nuk kam zgjedhur se tek kush të mësoj, por shkova tek kompozitorët, të cilët më imponojnë më tepër në një ose tjetër mënyrë.”

Pas diplomimit të vet Filip Pavllov specializoi në Paris. Koncentroi në mënyrë aktive si pianist në shfaqje solo, me orkestër dhe shfaqje të dhomës dhe në ansambël. Ishte laureat i konkursit për kompozim “Valentino Buki” në Romë.

Filip Pavllov tregon për krijimin e veprave “Jehona ime fantazon” dhe “Këngëz”: “Të dyja janë pjesë nga një cikël me lavire, të shkruar në periudhën 1996-2000. Zakonisht nuk i mbaj gjatë krijimet në sirtarin tim. Me aq sa kujtohem, këto pjesa janë të përfshira në përmbledhjen time “Këngë për fëmijët dhe lojëra për piano”. Gjatë krijimit të tyre kisha një shtytje pak më të ndryshme. Për shembull “Jehona ime fantazon” është krijimi im i preferuar”. Ja kam përkushtuar interpretuesve , të cilët kur e shtypin frenën, harrojnë ta lëshojnë. Kjo është ideja ime – nga 20 takte pianisti vazhdimisht të shtyp frenën dhe të dëgjojmë se çfarë bën jehona. Sa i përket pjesës “Këngëz”, unë shumë rrallë shkruaj në një drejtim i cili mund të përcaktohet si folklorik. Në të kërkoja një tingëllim me fëmijëror dhe naiv.”

Që nga viti shkollor 2008-2009 Filip Pavllov është pedagog për kompozim në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov”. Përveç kësaj jep mësime në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski” në qytetin Bllagoevgrad. Është mbajtës i shkallës shkencore “Doktor i artit muzikor”. E mbroi me një disertacion mbi një temë shumë kureshtare. Hollësira mësojmë nga profesori: “Disertacioni kishte për qëllim të tregojë mundësitë për zhvillimin e krijimtarisë fëmijërore për kompozim. Unë mendoj se, nuk ka fëmijë, të privuar nga impulsi krijues në vetvete. Çështja është se në çfarë drejtimi do ta zhvillojë dhe deri në çfarë shkalle. Pikërisht kjo është interesantja në sistemin të cilin unë e punova – si mund të parashikohet lulëzimi i talentit të ri. Populli bullgar është me dhunti mjaft të mëdha. Nganjëherë impulsi krijues lind më herët, tjetër më vonë. Në qoftë se një njeri rritet me mendje para kohe, edhe sikur të mos të jetë zhvilluar mjaftë në anën muzikore, ka perspektiva më të mira. Dhe një gjë tjetër, të cilën e kam komentuar shpesh në punimet e mia – mendja e çdo një personi kreativ është e angazhuar dhe me një krijimtari tjetër. Potenciali është në lëvizje, ai nuk mund të kufizohet në një drejtim. Por ka një hollësi të rëndësishme – zelli për krijimtari pa një aftësi të jashtëzakonshme për një veprimtari pune, thjesht do të avullojë me kalimin e kohës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD