Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk je ti, në qoftë se nuk përfshihesh në sfidën

БНР Новини
Ndryshimi është në proces të përpunimit – sfidë për ndryshim social
Foto: “Fabrika e ideve”

Në qoftë se e perifrazojmë një reklamë në zë, ajo mund të tingëllojë kështu: “Nuk je ti, në qoftë se nuk përfshihesh në sfidën!” Dorashka e hedhur është nga një grup entuziastësh të rinj. Ata nuk u besojnë superheronjve, të cilët do të vijnë të na shpëtojnë nga problemet, por janë të bindur, se çdo gjë fillon nga gjërat e vogla dhe nga vet ne, që të mund rastis një ndryshim i madh. Janë bashkuar rreth “Fabrikës së ideve”, e cila siç kujtoheni nga emri, nuk prodhon çorape ose diçka të ngjashme, por është vend për inovacione dhe kreativitet. Kauza e tyre e fundit marramendëse është “Sfida për ndryshimin social”, të drejtuar ndaj të gjithëve që janë të gatshëm dhe duan të hyjnë në thellësinë e problemit dhe të ndryshojnë gjërat, të cilat nuk ju pëlqejnë. Përse pikërisht tani dhe çfarë e provokon?

“Kjo lindi vetvetiu, nga nevoja. Jo rastësisht shikojmë çdo natë njerëz, të cilët protestojnë për diçka përpara parlamentit dhe si tërësi një popull me të vërtetë i pakënaqur – thotë Nikoleta Minçeva, një “fabrikant” e re e entuziazmuar. – Duket se gjërat nuk ecin në drejtimin e rregullt dhe nuk rastis kështu, siç duhet të rastisin në një shoqëri të shëndoshë. Duket sistemet, të cilat ekzistojnë në këtë moment, nuk funksionojnë dhe ato duhet të ndryshohen. Nuk ka sesi të mendojmë se ndokush mbi ne do ta bëj. Duhet të fillojmë nga vetja. Pikërisht prandaj vendosëm që në këtë moment është e madhe nevoja t’i shtyjmë njerëzit e rinj të jenë të denjë dhe të kuptojnë se, prej tyre varet jashtëzakonisht shumë. Dhe në qoftë se ata mundin të shikojnë dhe t’i lidhin resurset ekzistuese në një mënyrë të re, që është një inovacion social, kjo do të ndryshojë mjedisin e tyre. Atëherë rrugëdalja nuk do të jetë Aeroporti i Sofjes.”

Në sajtin changeis.bg tanimë nuk do të regjistrohen për pjesëmarrje në sfidë kryesisht njerëz të rinj me një vetëdije të hapur për aventurë dhe të gatshëm të venë në punë potencialin e vet, që të ndryshojnë mjedisin në të cilin jetojnë. Sofja, Plovdiv, Stara Zagora, Varna dhe Burgas janë të pestë regjionet, në të cilat do të dërgohen në mision. Dhënia e detyrave dhe të lokacionit konkret për çdo një ekip të sfidës do të rastis në mesnatë më 11 prill.

“Ideja është, që të rastis çdo gjë nën formën e lojës – sqaron Nikoleta. – Por ekipet do të kenë tamam 3 ditë, që të mund të studiojnë në vend problemin në një lokacion të njohur prej tyre. Do t’u japim udhëzues me metoda të ndryshme të “Fabrikës së ideve” dhe do t’i arsimojmë sesi të marrim vendime nga njerëzit për njerëzit. Duam të ikim nga sindroma Supermen, ku ndokush shkon dhe i zgjidh problemet, duke thënë “kështu do të bëhet”, pa i pyetur fare njerëzit. E mira është se, punonjësit e bashkisë në pjesën më të madhe të vendeve na dëgjuan dhe na dërguan problemet bazë, me të cilat ndeshen dhe të cilat nuk mund t’i zgjidhin. Janë gati të pranojnë ndihmën e këtyre njerëzve të rinj. Dhe në qoftë se ata propozojnë një vendim më të mirë, do ta ridrejtojnë resursin financiar, që të mund të realizojnë idenë e tyre.”

Që të mund të ruhet elementi i befasisë, Nokoleta ngre vetëm një pjesë nga perdja, që të na zbulojë disa nga problemet, për të cilat pjesëmarrësit do të duhet të fusin të gjithë kreativitetin e vet që të mund të gjejnë vendime reale: varfëri, papunësi, mjedis urban dhe rrethues. Më 15 prill çdo një ekip do të mund të prezantojë idetë e veta përpara bashkësisë vendase, e gatshme t’i përkrahë në realizimin e tyre. “Fabrika e ideve” nga ana e vet do të zgjedhë 3 ekipe, të cilave t’u ndihmojë duke u dhënë bursë për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Akademisë për Ndryshim Social dhe kështu t’u sigurojë prani deri tek mentorë dhe praktik me përvojë në sferën e inovacioneve sociale nga e gjithë bota.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD