Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pagat, pagat... gjithmonë në rendin e ditës

Foto: EPA/BGNES

Pagimi i punës – një çështje që është aktuale gjithmonë, kurse në Bullgari – edhe më shumë. Për punëdhënësit pagimi i ulët i punës te ne është rezultat i prodhueshmërisë së ulët. Sindikatat gjithmonë e kanë kundërshtuar këtë pohim me fakte, sipas të cilave prodhueshmëria e punës dhe pagimi nuk janë proporcionale. Në Kodin e Punës nuk është rregulluar se cilat janë normat e punës dhe pagimi në sektorët e veçantë, deklaruan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura.

“Bullgaria është në vend të fundit për nga përqindja e kompensimit të pagimit të krahut të punës në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Te ne ky tregues është 38 për qind, kurse në shtetet e zhvilluara – 50-55 për qind”, thotë  në një intervistë për mediat Pllamen Dimitrov, lideri i sindikatës. Është vështirë të thuhet se si formohen pagat te ne, sepse në Kodin e Punës ka vetëm klauzola të përgjithshme për formimin e tyre, mendon ai. Kështu, sipas tij, nuk mund të caktohet se cili është kufizimi i pagës kryesore dhe si formohet pagimi suplementar. Këtë e vendosin pronarët e firmave dhe menaxherët, madje pa biseduar me punonjësit dhe sindikatat.

Nga Konfederata e Sindikatave mendojnë se në Kodin e Punës duhet të ketë një rregullore të saktë për caktimin e pagës minimale dhe për caktimin e pagës kryesore, çfarë konsiderohet pagë bruto etj. Jo më pak se 80 për qind e të ardhurave bruto duhet të jenë pjesë e pagës kryesore. Pjesa tjetër duhet formuar sipas paraqitjes së punonjësit përkatës. Më në fund edhe në Bullgari duhet të ketë transparencë sa i përket formimit të pagës, atëherë do të jetë e qartë nëse puna e punonjësve është vlerësuar në mënyrë korrekte dhe nëse firmat përkatëse disponojnë mundësi për rritjen e pagave. Aktualisht firmat, të cilat ofrojnë modele të mira të formimit të pagave mujore, zakonisht janë pronë e kompanive të huaja, tregon Pllamen Dimitrov.

Afro gjysmë milion bullgarë punojnë në firma të vogla me personal nga 10 deri më 50 veta. Pak janë ata punonjës, të cilët janë të qartë se çfarë është gjendja e firmës, sa fiton pronari i saj dhe nëse kjo që prodhohet kushton shumën e shpallur nga pronarët. Aplikimi i rregullores në Kodin e Punës, sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, në të gjitha rastet do të çojë në rritjen e pagave. Për shembull në shumë sektorë të industrisë së rëndë dhe në atë përpunuese gjatë disa viteve të fundit prodhueshmëria e punës është rritur me një numër dyshifror, kurse pagat nuk kanë ndryshuar tregon Pllamen Dimitrov. Në qoftë se miratohen korrigjime në Kodin e Punës, pagat në këta sektorë do të rriten nga 100 deri më 150 leva.

Çfarë mendojnë për këtë punëdhënësit?

Nga Dhoma Ekonomike Bullgare mendojnë se aplikimi i kufizimeve të tilla në Kodin e Punës nuk është i arsyeshëm, sepse punëdhënësit dhe punonjësit duhet të merren vesh paraprakisht për këto çështje. Në fakt në mbledhjet e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh (shteti-punëdhënësit-sindikatat) organizatat e punëdhënësve ofrojnë ndryshime në legjislacionin e punës, të cilat sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura nuk janë të arsyeshme, sepse kufizojnë në një shkallë të madhe të drejtat e punonjësve. Çfarë marrëveshjeje mund të arrihet në kuadrin e pakos së ofertave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura për pagimin e punës dhe për garantimin e pagave të punës, si dhe për disa ndryshime të tjera që ofrohen, kjo do të bëhet e qartë në të ardhmen e afërt.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD