Pas vitit 1959 Kori “Këngë malore” miqësohet me një kor burrash nga Drezdeni. Kështu filloi të këndonte edhe disa kënga alpine. Këndon po kështu muzikë ortodokse kënga të popujve të ndryshëm evropian.
Sipas traditës nga viti 1960 e këtej në fund të çdo viti organizojnë koncern të madh. Kanë bërë turne të shumta në shumë vende të botës. Kori është mbajtës i çmimeve prestigjioze. Sot koristët në të janë rreth shtatëdhjetë për organizimin e punës tregon Kalin Ballkanski: “Ne bëjmë nga dy prova çdo javë. Interesante është se shpesh këndojmë nën shoqërimin e fizarmonikës. Përveç në salla ne këndojmë edhe në të hapur. Sidomos gjatë verës në malin Vitosha para shtëpisë malore “Këngë malore”.
Më 12 prill në sallën “Bulgaria” do të zhvillohet koncerti solemn kushtuar jubileut. Do të marrim pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar të këngës turistike “Me këngë o miq” Në fillim të qershorit kori do të marrë pjesë në edicionin e 26 të festës “Këngët e Bullgarisë”, ndërsa më 31 gushtë në majën e malit Vitosha Çerni Vrëh do të kumbojnë këngët e korit me rastin e 119 vjetorit të turizmit të organizuar në Bullgari”.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografia është ofruar nga Kori “Këngë malore”
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..