Do t’jua them direkt – kur BE-ja është përzierë në kundërvënien gjeopolitike me Rusinë, ai nuk e di se si të reagojë. I gjithë modeli i BE-së është ndërtuar kështu që të shtypë pasionet politike, duke drejtuar vëmendjen ndaj ekonomisë, burokracisë dhe “ligjit rus anti-gej”. Një nga shakat më të përhapura aktualisht në Bruksel është – “më herët ne e gjuanim njëri-tjetrin, ndërsa sot debatojmë kuotat e peshkut”.
Kur puna shkon tek Ukraina, atëherë problemin me përpilimin e mendimit strategjik e merr lumi. Polonia dhe vendet baltike gjithmonë e kanë shtyrë Ukrainën drejt aderimit në BE, derisa Franca është skeptike. Në të gjithë këtë mosmarrëveshje mënyra më e mirë del ajo e Technocracy Incorporated-it. Ky është një grup dominant dhe është popullarizuar si lëvizje sociale gjatë viteve të 30-ta, dhe vazhon aktivitetin e vetë deri më sot. Lëvizja konsiderohet organizatë edukatore dhe hulumtore dhe është përkrahëse e dizajnit të Amerikës Veriore.
Unë nuk jam i sigurt se kriza aktuale do të na shtyjë në përpilimin e strategjisë për sa i përket Ukrainës. Problemi ka të bëjë me faktin se BE-ja nuk është njëzëri për sa u përket sanksioneve të cilat duhet të aplikohen. Polonia dhe vendet baltike janë me pozitë të qëndrueshme, Anglia është në nivel negociatash dhe nuk është e qartë me çfarë humbje për City-në do të pajtohet. Gjermania nuk është njëzëri. Kanceralja Merkel është pro masave të ashpra, derisa disa deputetë të Partisë Social-Demokrate në Gjermani janë pro afrimit me Rusinë. Bullgaria, Hungaria, Sllovakia dhe Greqia konsiderohen vende pro-ruse, sidomos tani pasi u bë e qartë fakti se jemi kërcënuar me katastrofë energjetike.
Në këtë lidhje presidenti rus Vladimir Putin dërgoi një letër te kryetarët e 18 vendeve evropiane – Gjermnia, Italia, Franca, Greqia, Austria, Moldavia, Rumania, Maqedonia, Çekia, Polonia, Serbia, Turqia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Sllovakia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këto vende Rusia i furnizon me gaz. Dhe të gjitha ato janë kërcënuar me ndëpritjen e furnizimeve për shkak të situatës në Ukarinë dhe të mosdëshirës së BE-së që të mendojë në mënyrë konstruktive për sa i përket strategjisë ndaj Rusisë. Aktualisht situata është më tepër me inat – nuk ka negociata, ndërsa vetëm sanksionime. Kështu Rusia, siç Ukrina, pritet të shkatërrohet. Për këtë bëhet fjalë në letrën e Putinit.
Përjashtimi i delegacionit rus nga pjesëmarrja në punën e Asamblesë Parlamentare të Evropës është më tepër një akt i turpshëm se sa mënyrë konstruktive. Deputetët evropianë nuk duan të kuptojnë problemin dhe të dëgjojnë argumentet e palës ruse – me rëndësi më të madhe është që Rusia të dënohet për Krimenë dhe të akuzohet për shkatërrimin e ekonomisë ukrainëse.
Në letrën presidenti rus sjell llogaritje të hollësishme ekonomike nga e cila rrjedh se pas firmosjes së kontratës së gazit me Kievin gjatë 2009-ës, “Moska kurrë nuk ka shkelur asnjë sasi të furnizimeve për Ukrainën, transitin drejt Evropës dhe garantimet e çmimeve. Përveç kësaj, për shkak të çfarëdolloj uljesh, huash dhe parapëlqimesh të Rusisë, katër vitet e fundit ajo është investuar në ekonominë ukrainase rreth 35,4 mlrd dollarë”. Të mos flasim për huanë me afat prej 3 mlrd dollarëve në fund të 2013-ës.
Mund të jemi të shokuar dhe të fajësojmë Moskën dhe Putinin në provë “të gjunjëzojë” jo vetëm Ukrainën, por dhe të gjithë Evropën, por liderët e BE-së nuk kanë dalje tjetër konstruktive përveç të braktisin retorikën dhe të ulen në tavolinën e negociatave. Ndryshe na pret “periudhë të re akulli” në ekonominë dhe energjetikën e Evropës, ku Bullgaria do të jetë një pjesë e vogël e tërësisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..