Më 16 prill festojmë 135 nga miratimi i Kushtetutës së Tërnovos – kushtetuta e parë bullgare. Në përshtatje me Marrëveshjen e Berlinit, Forcat e Mëdha nga viti 1878, pas Luftës Ruso-Turke nga viti 1877-78, tokat bullgare janë të ndara në disa pjesë. Bullgaria Veriore dhe rrethi i Sofjes hyjnë në Mbretërinë Bullgaria. Tokat në jug nga mali Stara pllanina janë në krahinën autonome Rumelia Lindore, akoma nën pushtetin e sulltanit. Me këtë kushtetutë, me emërtimin zyrtar Kushtetuta e Mbretërisë Bullgare, vihen themelet e demokracisë parlamentare bullgare. Novatore dhe përparimtare për kohën e vet, me një karakter liberal, ajo rregullon aplikimin në Bullgarinë moderne të parimeve themelore si përfaqësia shoqërore, ndarja e pushteteve. Afirmon të drejtat civile të lidhur si marrëveshje publikisht dhe liritë shoqërore të personalitetit. Kushtetuta e Tërnovos respekton kërkesën bazë të marrëveshjes së Berlinit, Bullgaria të jetë një monarki trashëguese, ku pjesëmarrja e popullit në drejtim realizohet përmes Kuvendit Popullor.
Punimi i Kushtetutës Bullgare i jepet Asamblesë Themeluese, të mbledhur më 10 shkurt 1879 në kryeqytetin e lashtë Tërnovo. Deputetët e parë janë pjesëmarrës në luftërat çlirimtare, intelektualë, mes të cilëve dhe nxënës të universiteteve elitare evropianoperëndimore.
“Liria kthehet në një vlerë e lartë dhe në vijë bazë të Kushtetutës së Tërnovos. Dhe kështu, duke kaluar përmes kohës, kjo liri bëhet prova më e madhe për pjekurinë e mendimit intelektual bullgar pas Çlirimit.” Këtë e tha në godinën e Asamblesë Themeluese në qytetin Veliko Tërnovo, duke i përshëndetur pjesëmarrësit në konferencën shkencore në lidhje me jubileun, kryetari i Kuvendit Popullor Mihaill Mikov.
“229 bullgarë të arsimuar u mblidhën dhe në kufijtë e disa muajve realizuan një veprimtari, e cila vendosi themelet e Bullgarisë së lirë – deklaroi z. Mikov. – Këta njerëz, të ardhur këtu nga pesë provincat – të Varnës, të Ruses, të Tërnovos, të Sofjes, të Vidinit, u mblodhën në një moment kur Bullgaria kërkon rrugën e vet në hartën e shteteve moderne evropiane. Kur dhimbja nga Kongresi i Berlinit dhe moszgjidhja e çështjes së përgjithshme bullgare venë përpara tyre zgjedhjen: a të themelojnë mbretërinë, ose të kërkojnë bashkim të tokave bullgare. Asambleja themeluese ka peripecitë e veta, ka mbledhjet e veta të dështuara. Ata, të cilët nuk e pranojnë ndarjen e Bullgarisë, duan që kushtetuta të pranohet, kur të bashkohet vendi. Mbizotëron arsyeja dhe kështu lind Kushtetuta e Mbretërisë. Këta njerëz kanë një liri të plotë, sepse kushtetuta është akt jo i dhënë nga mbreti. Kushtetuta është vepër e tyre. Aleksandër i II – perandori që u jep një liri të plotë këtyre 229 bullgarëve të rregullojnë shtetin e vet në mënyrë, në të cilën ata e pranojnë për mirë. Kështu liria kthehet në një vlerë të lartë, e nisur nga qelia e murgut të Hilendarit, duke kaluar përmes luftërave revolucionare dhe fetare për vetë përcaktimin e Kishës Ortodokse Bullgare, përmes ditëve të përgjakura të Kryengritjes së Prillit, që të arrijë deri në këtë sallë të shenjtë. Njerëzit e kujtojnë dhe e dinë Kushtetutën e Tërnovos. Ato apostullate, të cilat dhe sot na japin liri. Liria e shtypit, liria e mitingjeve, mbledhjeve dhe demonstratave. Liri personale dhe liri për çdo një i cili jeton në Bullgari. Jo rastësisht miratuesit shkruajnë atë tekst të ngarkuar jo kaq me emocione, por me forcë : “çdo një rob i cili ndodhet në tokën bullgare, pavarësisht nga gjinia e tij, besa, shtetësia, bëhet i lirë”. Kjo rastis shumë larg përpara vitit 1926, kur formalisht, juridikisht anulohet tregtia me njerëz. Kur shtetet evropiane shumë moderne për atë kohë pranojnë se është normale të bëjnë tregti me qenie njerëzore. Duket se themeluesit tanë, gjyshërit tanë e kanë tejkaluar kohën e vet,”deklaroi në fjalimin e tij kryeparlamentari Mihaill Mikov.
Kushtetuta e Tërnovos ishte në fuqi deri më 6 dhjetor 1947. Janë pranuar akoma 3 ligje bazë të Bullgarisë moderne: Dy Kushtetuta të republikës Popullore të Bullgarisë nga viti 1947 dhe 1871 gjatë kohës së regjimit totalitar, dhe pas ndryshimeve – Kushtetuta e Republikës së Bullgarisë nga viti 1991.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..