Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është lehtë të jesh i verbër në Bullgari...

БНР Новини
Foto: BGNES

Në qoftë se mbështetemi te statistika e Bashkimit të të Verbërve në Bullgari, anëtarët e tij janë pak mbi 15 mijë veta me çrregullime të të parit nga 70 deri më 100 për qind. Prej tyre me çrregullime të të parit mbi 90 për qind, domethënë pothuaj absolutisht të verbër janë dy të treta. 5600 prej anëtarëve të Bashkimit janë në moshë aktive nga 18 deri më 64 vjeç, por prej tyre aktualisht janë duke punuar vetëm 640 veta, thotë Vasill Dollapçiev, kryetari i Bashkimit të të Verbërve në Bullgari. Ata realizohen në disa prej ndërmarrjeve të specializuara në sistemin e Bashkimit të të Verbërve në Bullgari, si dhe në qendrat e rehabilitimit, ku janë emëruar në punë rreth 150 veta. Ndërkaq, 400 të verbër punojnë në tregun e lirë – ata janë avokatë, gjyqtarë, nëpunës shkencorë, mësues në shkollat e specializuara për fëmijët me çrregullime të të parit etj. Papunësia dhe të ardhurat e ulëta janë problemet kryesore për një pjesë të madhe të kësaj shtrese. Pensionet e invalidëve janë të ulëta dhe me to nuk mund të paguhen të gjitha shpenzimet. Prandaj çdo një i verbër përpiqet të gjejë ndonjë punë, shënon Dollapçiev. Pjesa tjetër e të verbërve banojnë në izolim, të mbyllur në shtëpi. Kuptohet brezi më i ri është më i guximshëm, shton ai.

“Disa prej tyre janë optimistë të mëdhenj – është i mendimit z. Dollapçiev. – Më bën një përshtypje shumë e mirë se ka shumë të rinj, të cilët arrijnë të realizohen dhe të fitojnë respektin e punëdhënësve të tyre, që të shërbehen si shembull për të tjerët. Mirëpo përqindja është tepër e vogël. Po, është e vërtetë, ata adaptohen më lehtë, janë më kreativë, dëshpërohen më vështirë. Nga kjo pikëpamje ata vërtetë kanë një shans më të madh. Zotërojnë gjuhë të huaja dhe kompjuterë.”

Para fillimit të ndryshimeve demokratike, në Bullgari kishte 110 ndërmarrje për njerëz me çrregullime, ku punonin rreth 80 mijë veta, shënon Vasill Dollapçiev. Prodhimi vjetor i këtyre ndërmarrjeve ishte për 150 mln leva (75 mln euro). Pjesa mbizotëruese prej tyre ishte për eksport për vendet e KNER-it. Aktualisht në ndërmarrjet e tjera të specializuara punojnë vetëm 2000 veta. 1000 prej tyre janë invalidë, tregon statistika e Agjencisë për Njerëzit me Çrregullime. Këto ndërmarrje nuk mund të ekzistojnë, në qoftë se shteti nuk i përkrah më seriozisht, thotë Dollapçiev. Përkrahja për to nuk është e mjaftueshme, shton ai. Ata janë çliruar nga tatimi mbi fitimin, por prodhueshmëria e tyre është e vogël dhe kjo faktikisht nuk ka rëndësi.

“Gjëja tjetër është se atyre u jepen sigurime sociale, por meqenëse në ndërmarrje punojnë mesatarisht 15-20 deri më 50 veta, fondi “Paga” është i ulët dhe nga kjo pikëpamje tatimi lëviz nga 700-800 deri më 1000 leva në muaj në varësi të dimensioneve të ndërmarrjes dhe fondit. Duke pasur parasysh se pothuaj të gjithë në këto ndërmarrje punojnë me pagë minimale, kurse pjesa mbizotëruese e personalit periodikisht është në pushim pa pagesë, fondi “Paga” është tepër i ulët dhe nuk është e qartë se çfarë shume mund të akumulohet nga sigurimet e kursyera. Lehtësimi tjetër, në qoftë se mund të shprehemi në këtë mënyrë, është se Agjencia për njerëzit me çrregullime administron një resurs prej rreth 2 mln levash (1 mln euro) në vit, i cili shpërndahet për projektet sociale.”

Në sistemin e Bashkimit të të Verbërve kanë mbetur dhe janë duke punuar disa firma, thotë Vasill Dollapçiev. Njëra merret me prodhim filtrash për motorë me djegie të brendshme. Atje njerëzit me çrregullime të të parit punojnë si montues. Një ndërmarrje në Pleven prodhon kapakë për kavanoza për industrinë e konservave. Atje anëtarët e Bashkimit merren me paketimin e mallrave. Në Drjanovo dhe Varna punonjësit merren me prodhimin e instalimeve elektrike, kurse njerëzit e verbër atje punojnë si montues. Ndërmarrja e fundit në sistemin e Bashkimit të të Verbërve, me kapacitet për llakimin dhe shtypjen mbi metal, është në Shumen, ku janë emëruar rreth dhjetë veta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD